Home / Lajme / Rajon / Intervistohen 25 gjyqtarë për tetë pozita në Apel

Intervistohen 25 gjyqtarë për tetë pozita në Apel

16 qershor-Sipas një burimi që vjen nga radhët e Gjyqësorit, nga 40 kandidatë që kanë aplikuar në fillim për t’u bërë pjesë e Apelit, vetëm 25 prej tyre kanë arritur deri në fazën e intervistimit.

Kur po kalon gjysma e vitit nga koha kur është shpallur konkursi për një gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme dhe kur kanë kaluar më shumë se katër muaj nga shpallja e konkursit për gjyqtarë me destinacion Gjykatën e Apelit, ende nuk kanë përfunduar proceduarat e konkurrimit dhe për emërimin as që bëhet fjalë.

Sipas një burimi që vjen nga radhët e Gjyqësorit, nga 40 kandidatë që kanë aplikuar në fillim për t’u bërë pjesë e Apelit, vetëm 25 prej tyre kanë arritur deri në fazën e intervistimit.

I njëjti burim, emri i të cilit është i njohur për redaksinë, konfirmon se pjesa më e madhe e kandidatëve për në Gjykatën e Apelit vijnë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Mungesa e gjyqtarëve në gjykatat e niveleve të ndryshme është një ndër shqetësimet që përcjellin kryetarët e gjykatave në rang vendi.

Por, ajo çfarë i kalon shqetësimet e krerëve të gjykatave është heshtja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe zvarritja që bën me konkurset për gjyqtarë. /KosovaSot/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *