Home / Lajme / Maqedoni / Invest Macedonia’ i thotë Shqipërisë: Hajde investoni te ne

Invest Macedonia’ i thotë Shqipërisë: Hajde investoni te ne

07 Wershor –
Disa nga gazetarët më relevant të Maqedonisë patën rastin të prekin nga afër qytetet e bizneset më të rëndësishme në: Berat, Skrapar, Përmet e Gjirokastër.

Është e vërtetë që Shqipëria disa rrugë i ka të vështira për udhëtime. Këto rrugë herë pas here të lodhin, megjithëkëtë kur shikon bukuritë e mahnitshme të natyrës që i ka Shqipëria, të gjitha pakënaqësitë i ‘mbytë’, kësisoj lodhja shndërrohet në një harresë të menjëhershme. Ndërkohë që rëndojnë kushtet ekonomike të vështira që flasin rezultatet dhe trendet botërore, një tur të veçantë, dhe unik për nga lloji ka ndërmarrë shefi i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri e Kosovë me seli në Tiranë, Fatos Mustafa, në bashkëpunim me Agjensionin e Turizmit të Shqipërisë.

Disa nga gazetarët më relevant të Maqedonisë patën rastin të prekin nga afër qytetet e bizneset më të rëndësishme në: Berat, Skrapar, Përmet e Gjirokastër. E përderisa gazetarët bënin pytjet duke shprehur interesim për gjërat, dhe kushtet që ofrojnë këto zona të mrekullueshme, Fatos Mustafa ftonte biznesmenët që të investojnë në Maqedoni, pasi që është e nevojshme dhe ka procedura lehtësimi për investitorët e huaj. Ai këtë e bënte duke u shpërndarë edhe fletushka, ku shpjegohen në detaje kushtet e investimeve në Maqedoni, ndër të tjera duke përmendur dhe Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës.
Drejtuesi i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri dhe Kosovë, Fatos Mustafa thotë se përmes medias u eksploruan mundësitë për bashkëpunim në turizëm, në përgatitjen e paketave turistike rajonale, por edhe për të rritur shkëmbimet tregtare si dhe investimet mes dy vendeve. “Zyra që unë drejtoj deri tani ka organizuar ture promovuese në Maqedoni, por rritja e interesit shtroi nevojën që kjo përvojë të shtrihej edhe në Shqipëri. Përmes mediumeve, kryesisht televizive do të përcillen përvojat e veçanta që ofron Berati, Skrapari, Përmeti dhe Gjirokastra. Shpresoj që ky tur biznesi që nisi nga ne të kthehet në një traditë ”, thotë z. Mustafa.

Përderisa gazetarët ishin paska të lodhur nga udhëtimi prej Skraparit, ata u pritën në mënyrë të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilbert Jaçe, i cili përpos që kishte siguruar gjithçka në detaje, na njoftoi për çdo çast prej afër, po thuajse me të gjitha bizneset dhe bukuritë e Përmetit. Kur jemi këtu, duhet theksuar se familja e rëndësishme patriotike e intelektuale shqiptare, Frashëri vjen nga ky qytet, dhe se qyteti i Përmetit është një nga zonat më të bukura të jugut të Shqipërisë. Ndërsa, një rafting në lumin e Vjosës dhe vizita në llixhën e Banjës jenë një përvojë e garantuar
Ky tur biznesi i organizuar për gazetarët shqiptarë të Maqedonisë, që të njihen më nga afër me disa nga qytetet e Shqipërisë që janë një perlë e vërtetë, që rrallëkush mund t’i posedoj, kishte dhe qëllimin kryesor: të ftoj sa më shumë biznesmenët e Shqipërisë të investojnë në Maqedoni. Ndërkohë, që disa biznesmen thanë se tashmë kanë marrë një vendim të tillë, pra të invesojtonë në Maqedoni në një të ardhme shumë të afërt, Fatos Mustafa tutje thotë se do të organizojë edhe shumë çështje të tilla, që shkojnë në interes të dy vendeve.

Megjithëkëtë, ky tur është tejet i rëndësishëm si nga aspekti biznesor-investues, po ashtu edhe përafrues. E përderisa investimet do të vijnë njëri pas tjetrit si në Maqedoni e Shqipëri, vizitat do të shtohen, por neve do na ngelet detyra e përditshme: t’i ftojmë që të gjithë e t’u themi se, po që se nuk njeh qytetet e Shqipërisë, ato që të tëra janë ‘muze’, atëherë mbase edhe nuk mund ta kuptosh asnjëherë historinë ballkanike në mënyrën e duhur. Ndërsa, me siguri nuk do të mungojnë vizitat e shumta që do bëjnë studentët dhe nxënësit e shkollave nga Maqedonia, drejt qyteteve ‘muze’ të Shqipërisë, dhe anasjelltas./Almakos

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *