Home / Lajme / Rajon / Itali, aksident me makinë, vdes 26-vjeçarja shqiptare

Itali, aksident me makinë, vdes 26-vjeçarja shqiptare

Bierta Delaj, 26-vjeçarja shqiptare, ka qenë viktimë e një aksidenti të rëndë në Itali, në rrugën kryesore CAROBBIO-91, 15 kilometra nga Liqeni Iseo, mëngjesin e të shtunës.

Sipas burimeve, mësohet se 26-vjeçarja ishte në korsinë e gabuar gjatë kohës që po ngiste makinën e saj një Micro Nissan. Në drejtim të saj ka ardhur një Mercedes SUV, i cili bëri një përplasje të pashmangshme dhe shkatërrimtare për vajzën.

Menjëherë pas aksidentit, 26-vjeçarja u dërgua në spital, me helikopter në gjendje të rëndë kome. Fatkeqësisht nuk arriti ti mbijetonte aksidentit përkundër përpjekjeve të mjekëve për të shpëtuar jetën e saj.

Vajza kishte origjinë shqiptare dhe jetonte me burrin e saj në Trescore, Bergamasco.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *