Home / Lajme / Maqedoni / Ja kush janë zv/ ministrat e BDI-së

Ja kush janë zv/ ministrat e BDI-së

28 Qershor – Nimetulla Halimi, zv/ministër i Transportit dhe lidhjeve, Arben Llabenishti zv/ministër i mbrojtjes, janë emrat e rinj të zv/ministrave të BDI-së.

Nimetulla Halimi, zv/ministër i Transportit dhe lidhjeve, Arben Llabenishti zv/ministër i mbrojtjes, janë emrat e rinj të zv/ministrave të BDI-së. Ndërkohë Zemri Qamili dhe Ardian Xheladini vazhdojnë edhe më tej me postet e tyre; Qamili-zv/ministër i brendshëm dhe Xheladini, Zv/ministër i financave.

Në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë së BDI-së u formua edhe Sekretariati për burime njerëzore të cilit i është dhënë mandati për të vendosur rreth emrave që do të drejtojnë edhe eshalonin e tretë. Këtë komision do ta drejtojë kreu i partisë Ahmeti. Anëtarë e tjerë janë Musa Xhaferi, Sadulla Duraku, Teuta Arifi, Nazim Bushi, Talat Xhaferi, Arban Llabënishti dhe Abdilaqim Ademi, njofton Alsat-M.

Janë formuar edhe disa sekretariate të tjera brenda partisë, detyra e të cilave është shqyrtimi i materialeve dhe iniciativave, të cilat kur të vijnë në kryesi, të jenë më të sublimuara dhe më konkrete.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *