Home / Lajme / Maqedoni / Ja pasuria e ministrave të rinj

Ja pasuria e ministrave të rinj

Shkup,21 Qershor – Ministri i ri i mbrojtjes Zoran jolevski është më i pasuri nga të gjithë ministrat në qeverinë e re. Nga kuadrot e BDI-së, ndonëse nuk ka asgjë në emrin e tij, megjithatë më i pasur është Adnan Jashari. Mirëpo, pasuria e tij nuk mund të krahasohet me pasurinë e Jolevskit.

Zoran Jolevski në vend ka pronë të patundshme në vlerë prej 660 mijë euro, por ka edhe banesë në vlerë prej 359 mijë dollarë në Amerikë. Në stoli, aksione dhe obligacione ka rreth 140 mijë euro. Në banka ka edhe 10 mijë euro dhe 15 mijë dollarë. Mirëpo, ai ka edhe kredi prej 140 mijë euro dhe 180 mijë dollarë.

Ndonëse Mile Janakievski deri më tani konsiderohej si më i pasur, megjithatë në përbërjen e re qeveritare, bie në vendin e dytë. Në Shkup dhe Prilep ka pronë të patundshme, prej rreth 240 mijë euro. Ka 20 mijë euro para të gatshme, por edhe në banka, si dhe aksione dhe stoli prej 6 mijë eurove. Nuk dihet se sa i vlejnë 10 pikturat dhe dy orët. Vitin e kaluar bleu makinën e re “Nisan Kashkai” në vlerë prej 20 mijë euro, ndërsa ka edhe makinën Tojota në vlerë prej 9 mijë euro.

Prona e patundshme e ministrit të financave Zoran Stavrevski në Shkup, Ohër dhe Amerikë vlen 230 mijë euro. Në banka ka rreth 80 mijë dollarë dhe 30 mijë euro, pastaj një pjesë në euro dhe në denarë. Ndërsa nga qiraja në muaj merr 1300 euro. Vozit makinën prej 3 mijë eurosh, kurse më nuk e ka makinën Varburg të Gjermanisë Lindore që kushtonte disa mijë denarë.

Banesat e ministres së brendshme Gordana Jankullovska vlejnë 220 mijë euro. Ka edhe armë për të cilën nuk dihet se sa kushton. Ka makinë Golf prej 15 mijë euro, por edhe po aq kredi. Ajo ka edhe piktura prej 3 mijë eurosh, kurse nga qiraja në muaj merr 300 euro. Ka edhe disa mijëra euro në banka.

Ministri i ri i ekonomisë, Bekim Neziri, në emrin e tij ka banesë, lokal afarist dhe tokë që kushtojnë 113 mijë euro. Mirëpo, ka edhe kredi në shumën e njëjtë. Në muaj nga qiraja merr 700 euro. Makina e bashkëshortes së tij kushton 12 mijë euro, ndërsa e prindërve të tij 1500 euro.

Ministri i arsimit AbdilaqimAdemi në emër të tij në bankë ka 15 mijë euro. Ka edhe dy makina në vlerë prej 22 mijë euro. Prindërit e tij kanë tokë bujqësore dhe shtëpi në vlerë prej 50 mijë euro, por ndërtojnë edhe shtëpi të re. Familja e tij ka mekanizim ndërtimor në vlerë prej 8 mijë euro, kurse vozisin makinë prej 3 mijë euro.

Ministri i ri i drejtësisë në emrin e tij nuk ka asgjë. Mirëpo, pasuri ka bashkëshortja e tij dhe madje, 55 mijë euro në banka dhe 55 mijë euro të tjera në hapësira afariste. Vozit makinë në vlerë prej 10 mijë euro. Ndërkaq prindërit e Jasharit kanë shtëpi në Debresh ne vlerë prej 100 mijë euro si dhe tokë bujqësore që nuk dihet se sa kushton.

Elizabeta Kançevska Milevska ka pronë të patundshme në Shkup dhe Ohër në vlerë prej 367 mijë euro, parkun e makinave prej 30 mijë eurosh, por edhe shumën e njëjtë në stoli. Në kartelën pagesore ka 1 mijë euro, kurse borxh në kartelën kreditore prej 2 mijë e 500 euro.

Prona e patundshme e ministrit Ivo Ivanovski është 120 mijë euro në vend dhe 36 mijë euro shtëpi në Amerikë. 16 mijë euro kushton makina e tij, kurse 3 mijë euro i ka në aksione. Rreth 40 mijë dollarë ka kredi si dhe rreth 90 mijë euro poashtu kredi.

Ministri më i ri Dime Spasov në emrin e tij ka aksione, para në librezën e kursimit, por edhe para të gatshme, piktura dhe stoli në vlerë prej 23 mijë euro. Prindërit e tij kanë banesë në vlerë prej 62 mijë euro dhe pronë bujqësore prej 24 mijë euro, por edhe aksione në vlerë prej 3 m ijë euro.

Ndërkaq ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov është ministri më i varfër. Ai ka vetëm makinë të tipit Tiko që vlen 40 mijë denarë. Ka kursyer 10 mijë euro dhe në kartelën e kredisë ka 2 mijë e 500 euro.

Për ministrat e rinj Nurhan Izairi, Lirim Shabani dhe Mihail Cvetkov nuk ka të dhëna se sa të pasur janë, për shkak se deri tani nuk kanë ushtruar funksione publike. Në faqen e Komisionit kundër korrupsionit nuk ka të dhëna edhe për Ministrin e jashtëm Nikolla Popovski, ndonëse gjatë kohë është funksionar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *