Home / Lajme / Maqedoni / Java e Motoçiklistëve (VIDEO)

Java e Motoçiklistëve (VIDEO)

Tetovë, 22 Qershor – Komuna e Tetovës në këshillin për siguri në komunikacionin rrugor dhe policinë me rastin e javës së motoçiklistëve ka organizuar javën e mootçiklistëve, njofton Televizioni Koha.

Me këtë rast dhjetëra çiklist kanë defiluar nëpër rrugët e qytetit të Tetovës për të kremtuar në mënyrë solemne këtë aktivitet.

Ndryshe aktiviteti i sotëm ka pasur si qëllim vetëdijësimin e personave që vozisin motocikletat, të njëjtët të përdorin pajisjet adekuate për motocikleta, njofton Televizioni Koha.

Motociklistët që defiluan nëpër rrugët e Tetovës bënë apel për të gjithë qytetarët që vozisin motoçikleta mos të vozisin pa helmeta, mos të vozisin pa patentë shoferi të kategorisë përkatëse, mos vozisin me shpejtësi të madhe dhe të vozisin me motor teknikisht në rregull sepse kjo ndihmon në sigurinë e vetë atyre që vozisin motor por ndihmon edhe për sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, njofton Televizioni Koha.

Zija Qamili nga sektori për komunikacion në Tetovë u shpreh se si çdo qytet tjetër në Maqedoni që kremton këtë javë edhe Tetova është munduar që organizoj aktivitete me këtë rast me qëllim që të përcillet mesazh te të gjithë motociklistët pjesëmarrës në komunikacion të respektojnë të gjitha rregullat e sidomos të jenë të pajisur me pajisjet adekuate për vozitje të motorëve. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *