Home / Lajme / Maqedoni / Jep dorëhqeje Afrim Tahiri, sekretari i përgjithshëm i BFIM-së

Jep dorëhqeje Afrim Tahiri, sekretari i përgjithshëm i BFIM-së

Shkup, 28 Qershor – Afrim Tahiri, sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë ka dhënë dorëhqeje të parevokueshme nga pozita e tij e deritanishme.

Njoftimin e tillë ai e ka bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook. “Në pamundësi që edhe më të merrem dhe fajësohem për gabimet e të tjerëve, jap dorëheqje nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkësisë Fetare Islame të RM”, ka shkruar Tahiri.

Ndërkaq, pasi dorëheqjen e tij e ka dhënë një ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ai e ka shfrytëzuar rastin për t’i uruar besimtarët dhe i ka porositur mësimdhënësit e medresës “Isa Beu” që t’i mësojnë nxënësit në mënyrë sa më cilësore.

“Si ish nxënës i SHMI ‘Medreseja Isa Beu’, me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, shfrytëzoj nga rasti t’u uroj këtë muaj të shenjtë dhe përmes jush t’u apeloj të gjitha forcave teologjike që të japin maksimumin e tyre në të mirë të shkollimit sa më cilësor të gjeneratave të reja”, ka shkruar Tahiri.

Ende nuk dihet nëse kjo dorëhqeje do të pranohet nga kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman ef.Rexhepi.

Ndryshe, në opinion ka qenë e njohur sesekretari i përgjithshëm Afrim Tahiri ka qenë krahu i djathtë i kryetarit të BFIM-së si dhe konsiderohej si një prej personave më të besueshëm që mund ta udhëhiqte në të ardhmen këtë institucion më të rëndësishëm të msylimanëve në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *