Home / Sport / Juventusi pas Xherdan Shaqirit

Juventusi pas Xherdan Shaqirit

Sipas ‘sportsmole.co.uk’ ‘Zonja e Vjetër’ do të zhvillojë një luftë të fortë me Liverpoolin, të cilët kanë ofruar 20 milionë euro për 22-vjeçarin.

Juventusi ka bërë të ditur se kanë shfaqur interesim të madh të nënshkruajnë me yllin e Zvicrës, Xherdan Shaqiri. Mesfushori i Bayern Munichut ka shfaqur pakënaqësi me aktivizimin jo të shpeshtë te Bayerni, prandaj, garës për të nënshkruar me të i ka hyrë edhe kampioni i Italisë.

Kështu bënë të ditur ‘sportsmole.co.uk’, sipas së cilës, ‘Zonja e Vjetër’ do të zhvillojë një luftë të fortë me Liverpoolin, të cilët kanë ofruar 20 milionë euro për 22-vjeçarin.

Ndërkohë, sipas ‘Daily Star’, përfaqësuesit e Shaqirit nuk kanë dashur të flasin rreth interesimit për kampionin e Italisë, duke konfirmuar se ata duan të largohen nga Bayerni. Shaqiri tek bavarezët kaloi para dy vitesh.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *