Home / Lajme / Maqedoni / Kapen 4 të rinjë me lëndë të panjohur (VIDEO)

Kapen 4 të rinjë me lëndë të panjohur (VIDEO)

Tetovë, 02 Qershor – Të Dielën rreth orës 13.00 në autostradën Shkup – Tetovë në afërsi të fshatit Zhelinë është ndalur vetura e tipit Fiat Tipo me regjistrim të Shkupit e drejtuar nga J.K 24 vjeçar nga Radishani dhe 3 bashkëudhëtarë nga Radishani të moshës 20 dhe 22 vjeçare.

Pas kontrollit të veturës në ulësen e vozitësit ëshë gjetur një pako me lëndë të panjohur dhe një shishe me lëng, ndërsa në pjesën e pasme të veturës është gjetur një pistoletë e kalibrit 9 milimetër me 6 plumba. Pistoleta ka qenë pronë e vozitësit J.K dhe e ka poseduar me leje. Gjësendet e gjetura janë marrë për hetim ndërsa 4 personat janë shoqëruar në stacionin policor. Pas bisedës informative ata janë lëshuar ndërsa do të meren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit, informoi policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *