Home / Lajme / Maqedoni / Kapet vjedhësi i Postës

Kapet vjedhësi i Postës

Shkup, 19 Qershor – “Spiderman-i” i cili një ditë më parë vodhi 80 mijë denarë nga filiali i “Postave të Maqedonisë” në afërsi të Bit Pazarit është kapur nga policia.

Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski thotë se grabitësi, me pistoletë lodër, ka kërcënuar 3 punonjëset duke arritur t’u merrte atyre të gjitha paratë që gjendeshin në kasafortë. Që ironia të ishte edhe më e madhe, grabitësi gjatë largimit të tij nga vendi i ngjarjes, ka hequr maskën nga fytyra dhe u ka mundësuar shitësve përreth, t’ia shohin fytyrën. Nga MPB-ja njoftojnë se hajduti 31 vjeçar nga Shkupi pas plaçkitjes së postës ka ikur në vendin e tij të punës, në një hotel në afërsi ku dhe është kapur nga kamerat e sigurisë se si heq çantën ku kishte vendosur paratë e vjedhura. Policia thotë se në momentin e kapjes, i ka sekuestruar atij vetëm 3500 denarë, nga 80 mijë të vjedhurat.

“Në bazë të të dhënave të siguruara nga marrja në pyetje, është konfirmuar se bëhet fjalë për një person i lindur në vitin 1983 në Shkup i cili ka qenë i punësuar në një hotel në afërsi të postës në Bit Pazar. Është konfirmuar se personi në fjalë i maskuar si ‘Spiderman’ dhe me pistoletë lodër ka hyrë në postë dhe me kërcënim ndaj të punësuarve ka arritur të marrë 80 mijë denarë. Pas largimit të tij nga posta, ai ka hequr maskën dhe është futur në hotelin ku ka qenë i punësuar, atje ka fshehur çantën dhe gardërobën dhe kishte vazhduar të kryej obligimet e tija ditore’, deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *