Home / Lajme / Rajon / Këshilli i BE-së i jep statusin Shqipërisë

Këshilli i BE-së i jep statusin Shqipërisë

24 qershor-Ndërkohë që më herët përpara se të fillonte mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE janë shprehur në mbështetje të statusit për Shqipërinë

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Stefan Fyle përcjell lajmin e mirë për Shqipërinë.

Fyle icili nëpërmjet një statusi në Twitter ka shkruar: Urime për statusin e kandidatit, miratuar nga
Ministrat, njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë.

Kryeministri Rama është shprehur se është krenar që ia dolëm bashkë PS-LSI.

“Faleminderit dhe mirënjohje për të gjithë”, ka thënë Rama.

Shqipëria ka bindur të gjitha vendet e Bashkimit Evropian madje edhe ato që kanë qenë skeptike për të votuar pro statusit të vendit kandidat.

Ndërkohë që më herët përpara se të fillonte mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE janë shprehur në mbështetje të statusit për Shqipërinë. /oranews-shekulli/

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nëpërmjet një postimin në Facebook ka shkruar se marrja e statusit të kandidatit të BE-së, për Shqipërinë, është vlerësim i suksesit të reformave.

Lexojeni të plotë shkrimin e tij:

Të dashur miq, sot Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE vendosi që Shqipërisë, ndonëse me vonesë për shkaqe kryekëput shqiptare, t’i jepet statusi i vendit kandidat për vend anëtar të Bashkimit Europian.

Kjo është një arritje madhore në rrugën e integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Para së gjithash është vlerësim i suksesit të reformave tona që kanë sjellë Shqipërinë në stadin e meritimit të plotë të statusit të vendit kandidat.

Me këtë rast une dua t’u shpreh një mirënjohje të thellë atyre mijëra punonjësve të administratës shtetërore që, me punën, përkushtimin e tyre në hartimin, miratimin dhe zbatimin e mijëra ligjeve, vendimeve, rregullave, kritereve, standarteve, reformave, me përgjigjet e sakta të 2284 pyetjeve dhe 2000 nënpyetjeve të pyetësorit të Komisionit Europian dhe përgjigjen e merituar, bënë të mundur që Shqipëria të zbatojë me seriozitet Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, kërkesat për heqjen e vizave dhe të meritojë plotësisht që në tetor të vitit 2012 rekomandimin e përsëritur dhe në tetor te vitit 2013 të KE për statusin si dhe vendimin e sotëm të Ministrave të Jashtëm të BE.

Një mirënjohe të thellë të gjithë qytetarëve për mbështetjen e tyre për reformat që sollën statusin si dhe Ministrave të Jashtëm të BE, qeverive të vendeve anëtare për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit dhe për vendimin e tyre të drejtë të akordimit të statusit të vendit kandidat.

Por sot, duhet të rikujtojmë se ne morëm me vonesë statusin e vendit kandidat pasi Edi Rama, si asnjë politikan tjetër në Europë, në një akt të mirëfilltë antikombëtar, e bllokoi atë në dhjetor të vitit 2012 dhe në mars të vitit 2013, duke refuzuar votimin e tre ligjeve për të cilat ishte rënë dakord.

Ftoj të gjithë shqiptarët të festojnë këtë vendim shumë të rëndësishëm në rrugën tonë drejt Europës! URIME!! sb

Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar shtetin dhe popullin e Shqipërisë me marrjen e statusit të vendit kandidat të Bashkimit Evropian.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar:

Shqipëria nga sot është kandidate për anëtarësi në BE. Lajmi më i mirë i mundshëm. Urime motra dhe vëllezër, nuk ka shqiptar në botë që sot nuk është krenar për arritjet e juaja. Dy citate më bien ndër mend në këtë moment. Isa Boletini jonë kur ka thënë se “Unë jam mirë kur është mirë Shqypnia” dhe Naim Frashëri kur tha se “për ne shqiptarët, dielli lind nga perëndimi”. Me të vërtetë e ardhmja e të gjithë neve është vetëm Bashkimi Europian! HTH. (telegrafi)

Gjithashtu lexo

Turqia kërkon rishikimin e kufijve detarë me Greqinë, grekët kundërpërgjigjen: Jemi gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *