Home / Lajme / Maqedoni / Këtë javë mbyllet formimi i Qeverisë (VIDEO)

Këtë javë mbyllet formimi i Qeverisë (VIDEO)

02 Qershor – Dy partitë gati se do të mbajnë të gjitha ministritë që kanë udhëhequr deri tani. Ministria e Mbrojtjes do t`i kalojë VMRO-DPMNE, ndërsa BDI në kompensim kërkon ministrinë e Arsimit. Por për këtë ministri nuk heq dorë VMRO-DPMNE, e cila sipas disa medieve maqedonase, ka rezerva në rast se ky dikaster do të udhëhiqet nga partia shqiptare.

VMRO-DPMNE dhe BDI kanë edhe këtë javë në dispozicion për të përmbyllur formimin e Qeverisë së re.

Dy partitë brenda kësaj jave do të arrijnë marrëveshje për të gjitha detajet e kontestuara, ndërsa shkas i shtyrjes së afateve deri në momentin e fundit ,është kongresi i caktuar partiak nga BDI më 5 qershor, nga ku do të përcaktohen edhe emrat e ministrave.

Ndërkohë, 8 qershori është dita e fundit kur mandatari Nikola Gruevski do të duhet të dorëzojë propozimin me përbërjen e re të kabinetit qeversiës dhe programin qeveritar.

Siç mësohet këtë javë pritet të finalizohet ndarja e resorëve ministror dhe të drejtorive qeveritare.

Dy partitë gati se do të mbajnë të gjitha ministritë që kanë udhëhequr deri tani. Ministria e Mbrojtjes do t`i kalojë VMRO-DPMNE, ndërsa BDI në kompensim kërkon ministrinë e Arsimit. Por për këtë ministri nuk heq dorë VMRO-DPMNE, e cila sipas disa medieve maqedonase, ka rezerva në rast se ky dikaster do të udhëhiqet nga partia shqiptare.

“Në partinë e Gruevskit dyshojnë se një nga hapët e parë do të jetë emërtimi i katër shkollave shqipe të Çairit me emrat e personaliteteve historike shqiptare, aplikimi i mësimit shqip në hapësirat ku jetojnë të ashtuquajturit maqedonas mysliman, apo siç është rasti i shkollës së Podgorcës në Strugë, ku disa nxënës vijojnë mësimin në shqip, por pengohen dhe bllokohen nga Ministria e Arsimit, apo edhe vendime të tjera.
VMRO-DPMNE insiston që BDI të udhëheq me ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale”, shkruajnë mediat maqedonase.

Siç bëhet e ditur më 5 qershor, Ahmeti dhe Gruevski do të vendosin mbi resorët ministror dhe programin final qeverisës.

Pritet që mandatari Gruevski në fund të javës t`i dorëzojë Parlamentit propozimin e kabinetit qeverisës, ndërsa kryeparlamentari duhet që në afat prej 15 ditëve të thirr mbledhjen për votimin dhe zgjedhjen e përbërjes së re qeveritare.

Gjithashtu lexo

DAÇIÇ NE E DIMË PËR ÇFARË JENI MARRË VESH – (VIDEO)

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *