Home / Lajme / Maqedoni / KH: Rasti “Monstra”, nxitje e tensioneve etnike

KH: Rasti “Monstra”, nxitje e tensioneve etnike

17 qershor-Komiteti vlerëson se disa media kanë raportuar fjalitë e prokurores, ashtu sikur gjoja t`i kenë thënë të akuzuarit, edhe pse ata nuk kanë deklaruar asnjëherë një gjë të tillë dhe nuk ka asnjë dëshmi për këto supozime. Por këto media siç thuhet mund të kontribojnë në krijimin e një atmosfere armiqësore dhe tensionuese, që mund të rezultojë me incidente ndëretnike.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka shprehur shqetësime se rasti “Monstra” mund të nxis tensione etnike në Maqedoni.

Komiteti sidomos ka shfaqur shqetësime lidhur me procesin gjyqësor në fazën finale, ku janë publikuar fjalët përfundimtare sidomos të prokurores së rastit, me tendenca për populizëm duke i dhënë kahje etnike dhe fetare këtij rasti, që ka të bëjë me vrasjen e pesë maqedonasve më 12 prill të 2012 në liqenin e Smilkovcit në Shkup, ku të akuzuar janë shtatë shqiptarë nga Shkupi.

“Sipas fjalëve përfundimtare të prokurores, shihet qartë tendenca e popullarizimit të këtij rasti duke i dhënë kahje etnike dhe religjioze, ku edhe prokuroria e kualifikon këtë vepër si terrorizëm. Prokurorja në fjalën e saj lidhur me motivet e vrasjes ka theksuar se: Porosia e vrasëve ka qenë se po shtiejmë me armë në ‘Të premten e madhe’ që të ketë një festë të përgjakshme të Pashkëve. Po vrasim djem të rinj për të shkatërruar fenë dhe të ardhmen. Kështu ka thënë prokurorja. Por kjo mënyrë e shprehjes së motiveve mund të vlerësohet si sjellje joadekuate sipas Ligjit për procedurë penale”, thekson raporti i Komitetit të Helsinkit.

Në raport më tej thuhet se shprehja e motiveve për veprën e kryer përmes fjalive të rregulluara gjoja sikur ti kenë thënë të akuzuarit, shumë lehtë mund të shkaktojnë frikë dhe pasiguri tek qytetarët, por edhe mund të jenë motiv për nxitjen e tensioneve ndëretnike midis dy komuniteteve më të mëdha etnike.

Komiteti vlerëson se disa media kanë raportuar fjalitë e prokurores, ashtu sikur gjoja t`i kenë thënë të akuzuarit, edhe pse ata nuk kanë deklaruar asnjëherë një gjë të tillë dhe nuk ka asnjë dëshmi për këto supozime. Por këto media siç thuhet mund të kontribojnë në krijimin e një atmosfere armiqësore dhe tensionuese, që mund të rezultojë me incidente ndëretnike.

Komiteti bën thirrje që prokuroria dhe mediat të respektojnë standardet profesionale në punën e tyre dhe të eliminojnë tendencën duke qenë si bashkëpjesëmarrës në nxitjen e tensioneve ndëretnike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *