Home / Lajme / Rajon / Kombinatorikat e para për Qeverinë e re në Kosovë

Kombinatorikat e para për Qeverinë e re në Kosovë

09 Qershor – Në Kosovë para shpalljes së rezultateve përfundimtare kanë nisur kombinatorikat dhe zërat e parë për formimin e koalicionit qeverisës

PDK dhe lideri i saj Hashim Thaçi si fitues të këtyre zgjedhjeve do të jenë bartësit të procesit për formimin e koalicionit qeverisës, ndërsa ato do të kenë përballë partitë opozitare, të cilat udhëhoqën fushatën me tone kritike kundër qeverisjes së deritanishme.

Në sprovë të madhe do të jenë dy partitë që kaluan pragun AAK dhe NISMA për Kosovën, që siguruan një numër jo të favorshëm të votave.

Thaçi pritet që t`i ofrojë bashkëqeverisje fillimisht AAK-së, por kjo parti është në sprovë të madhe, për shkak të pozicioneve të forta të deritanishme për Ramush Haradinaj për kryeministër.

AAK pritet të vendos të ulë pazarin për formimin e Qeverisë, ndërsa i deleguari për arritjen e kompromisit pritet të jetë nënkryetari Blerim Shala.

Në lojën për të formuar qeverisjen e re do të jetë edhe NISMA e Fatmir Limaj, i cili arriti të kalojë pragun dhe të fitojë deputetë, duke qenë gjithashtu një parti vendimtare për koalicionin e ardhshëm. Limaj sot nuk ka përjashtuar mundësinë e koalicionimeve, por duke theksuar se pritet të certifikohen rezultatet.

Agjencia Reuters sot paralajmëroi se Thaçi si opsion të qeverisjes e sheh formimin e koalicionit qeverisës me partitë e vogla dhe partitë e minoriteteve, që kjo nënkupton ftesat për AAK, por edhe partitë e tjera më të vogla.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje! që është jashtë çdo kombinimi për qeverisje me PDK, ka bërë thirrje që partitë e opozitës të mos pranojnë ofertën e Thaçit.

Kryetari i Prishtinës dhe nënkryetar i kësaj lëvizje, Shpend Ahmeti ka rikujtuar partitë opozitare që në qoftë se nuk bëjnë koalicion me PDK-në, atëhër partia e Hashim Thaçit sdo të mund ta krijojë qeverinë.

Do të jetë i vërtetë konstatimi se të gjitha subjektet opozitare nëse i rrinë besnik zotimeve se nuk hyn në koalicion me PDK, ata nuk do të mund ta formojnë qeverinë. Por kjo sa do të jetë e pritshme pas joshjeve që do i bëj Thaçi.

LDK pritet që pas këtij rezultati të përfshihet në turbulenca dhe vlime të brendshme, që do të çojnë drejt dorëheqjeve dhe rikonstruimin partiak, duke përfshirë edhe largimin e liderit Isa Mustafa, që paralajmëroi dorëheqjen në rast të humbjes. Megjithatë pas një kongresi partiak, edhe kjo parti mund të shoh veten në koalicionim me PDK, por vetëm pa Isa Mustafën. Ditët e ardhshme do të qartësojnë pozicionet e para për formimin e qeverisë së re dhe strategjinë e mandatarit Hashim Thaçi

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *