Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës, në vend të Blertonit vjen Viktori

Komuna e Tetovës, në vend të Blertonit vjen Viktori

24 qershor-Viktor Stojanovski vjen , pas dorëheqjes së Blerton Abdiut, që javë më parë TetovaSot paralajmëroi për dorëheqjen e tij në sektorin e Inspektoratit komunal, ku ai vazhdon të mos vi në punë edhe pse nga komuna e Tetovës përgënjeshtrojnë për dorëheqjen e tij.

Pas dhjetë vitesh, udhëheqës shqiptar i Inspektoratit Komunal të Tetovës Teuta Arifi emëron Viktor Stojanovskin

Viktor Stojanovski vjen , pas dorëheqjes së Blerton Abdiut, që javë më parë TetovaSot paralajmëroi për dorëheqjen e tij në sektorin e Inspektoratit komunal, ku ai vazhdon të mos vi në punë edhe pse nga komuna e Tetovës përgënjeshtrojnë për dorëheqjen e tij.

Viktori Stojanovski është kuadër i VMRO-DPMNE-së, që para se të marrë postin e kryeinspektorit ka qenë udhëheqës i Sektorit Juridik në komunën e Tetovës

Duke marrë për bazë ndjeshmërinë e Inspektoratit komunal, që merret kryesisht me ndërtimet pa leje ose me alokimin e shitësve ambulant, me këtë post tradicionalisht ka udhëhequr kuadër shqiptar dhe me përvojë.

TetovaSot mëson se kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi nuk ka përfillur sugjerimin e partisë së saj, që kanë propozuar një shqiptar të punësuar në inspektorat, për udhëheqës, por ka vendosur që me këtë sektor të udhëheq Viktor Stojanovski. Inspektorët komunal të cilët nuk dëshironin t’ju përmendet emëri thonë për TetovaSot se për përkundër kësaj që Stojanovski është zgjedhur ai është toralisht i papërvojë në këtë post dhe rëndë do e ketë me menaxhimin në terren./TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *