Home / Lajme / Maqedoni / Koncert me rastin e hapjes së REMALL (VIDEO)

Koncert me rastin e hapjes së REMALL (VIDEO)

Tetovë, 19 qershor – Me rastin e hapjes së Remall qendrës tregtare në Tetovë mbrëmë nga ora 19 deri në orët e vona të mesnatës mysafirët dhe vizitorët e shumtë janë argëtuar nga këngëtarë të njohur të estradës muzikore.

Të pranishmit i argëtuan me yjet e estradës si Shpat Kasapi, Nora Istrefi, Dhurat Dora dhe Vlatko Ilievski. Poashtu hapja solemne është përcjellur edhe me shumë fishekzjarre.

Rreth 40 milionë euro është investimi i kompleksit për shumë dedikime REM, me hotel, njësi banesore dhe qendër tregtare, që u hap dje në Tetovë. Investimi i tërësishëm është i kompanisë RENOVA dhe me të parashikohet hapja e 250 vendeve të reja të punës.

REMALL kompleksi përbëhet prej qendrës tregtare prej 12.000 metra katror, hotel luksoz me 5 yje në 12 kate, restorant panoramik në katin më të lartë të hotelit, 146 banesa dhe 400 vend parkime, në sipërfaqen e përgjithshme të ndërtuar prej 60.000 metra katror.

Dje u lëshua në përdorim qendra tregtare REMALL, ndërsa pronarët, familja Idrizi, paralajmërojnë se për një kohë të shkurtër në përdorim dë lëshohen edhe hoteli dhe njësitet banesore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *