Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë kushtuar mjedisit (VIDEO)

Konferencë kushtuar mjedisit (VIDEO)

Tetovë, 04 Qershor – Drejtori i NPK-Tetova, ndërmarrje që është e obliguar për mbajtjen e pastërtisë në qytet, tha se deri tani ndërmarrja ka luajtur rol aktiv të drejtpërdrejtë për ekologjinë dhe pastërtinë e ambientit, duke filluar nga grumbullimi dhe transporti i hedhurinave komunale, mirëmbajtja e pastërtisë publike, etj. “Pos kësaj, ndërmarrja ka bërë aktivitete të shumta ekologjike me nxënës për të ngritur vetëdijen qytetare për ambientin për të cilin duhet të kujdesemi”, tha Ceka

Komuna e Tetovës, Ministria e mjedisit dhe Organizatat Joqeveritare ekologjike, u bashkuan sot në realizimin e konferencës “Mbrojtja e mjedisit si vlerë e përbashkët në Komunën e Tetovës”. Konferenca që mbahet në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Kryetarja, Teuta Arifi, tha se para një viti NPK-Tetova ishte një ndërmarrje falimentuese. Ajo, përmendi aksionin e paradokohshëm ku bashkë me zyrtarë tjerë komunal pastruan pjesë të ndryshme të qytetit, me qëllim rritjen e vetëdijes qytetare për të mbajtur pastër ambientin ku jetojnë. “Ne do të vazhdojmë të kemi bashkëpunime të këtilla institucionale për të ndryshuar mentalitetin për kujdes më të madh ndaj pastërtisë së ambientit jetësorë”, tha Arifi.

Ministri i Ambientit Jetësor, Abdilaqim Ademi, tha se komuna e Tetovës është njëra ndër komunat që ka treguar shumë kujdes ndaj mbrojtjes së ambientit jetësor, andaj dhe kjo konferencë, sipas tij, do të luajë rol për ngritjen e vetëdijes qytetare për mbrojtje të ambientit.

Drejtori i NPK-Tetova, ndërmarrje që është e obliguar për mbajtjen e pastërtisë në qytet, tha se deri tani ndërmarrja ka luajtur rol aktiv të drejtpërdrejtë për ekologjinë dhe pastërtinë e ambientit, duke filluar nga grumbullimi dhe transporti i hedhurinave komunale, mirëmbajtja e pastërtisë publike, etj. “Pos kësaj, ndërmarrja ka bërë aktivitete të shumta ekologjike me nxënës për të ngritur vetëdijen qytetare për ambientin për të cilin duhet të kujdesemi”, tha Ceka.

Ndryshe, në konferencën e sotme ekologjike, morën pjesë udhëheqësia më e lartë komunale, profesor që merren me çështje të ambientit dhe përfaqësues të Organizatave Ekologjike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *