Home / Lajme / Maqedoni / Kongresi i BDI-së pa mysafirë nga jashtë (VIDEO)

Kongresi i BDI-së pa mysafirë nga jashtë (VIDEO)

Tetovë, 04 Qershor – Nuk ka të ftuar përfaqësues nga partitë tjera nga vendi dhe nga jashtë. Nuk ka të ftuar as përfaqësues nga korri diplomatik, sepse është kongres zgjedhor, kurse pas disa muajve do të kemi edhe kongresin e katërt, i cili do të jetë tematik dhe do të diskutohet edhe për temat edhe për strategjitë edhe orientimet e BDI-së dhe të shqiptarëve dhe shtetit në përgjithësi”, tha Ademi.

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi, ka theksuar se në kongresin e 5 qershorit në Tetovë nuk do të ketë të ftuar përfaqësues të partive dhe të korrit diplomatik, i pyetur nga Televizioni Koha.

“Nesër në Tetovë do të mbahet Kongresi.Ky është kongres zgjedhor dhe përkon me datën e themelimit të BDI-së pra 4 qershor. Nuk ka të ftuar përfaqësues nga partitë tjera nga vendi dhe nga jashtë. Nuk ka të ftuar as përfaqësues nga korri diplomatik, sepse është kongres zgjedhor, kurse pas disa muajve do të kemi edhe kongresin e katërt, i cili do të jetë tematik dhe do të diskutohet edhe për temat edhe për strategjitë edhe orientimet e BDI-së dhe të shqiptarëve dhe shtetit në përgjithësi”, tha Ademi i pyetur nga Televizioni Koha.

Ai ka theksuar se deri më tash kandidat për kryetar është vetëm kryetari i BDI-së, pasi që siç tha ai njeriu që çdo herë fiton nuk ndërrohet. Ademi, njoftoi se do të zgjerohen me anëtarë të rinj edhe kryesia qendrore edhe kuvendi i përgjithshëm, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *