Home / Lajme / Rajon / Korniza më e qartë se Kushtetuta!

Korniza më e qartë se Kushtetuta!

27 qershor-Rasti më i freskët është pas zgjedhjeve të 8 qershorit, kur tri partitë opozitare LDK AAK dhe NISMA kanë bërë koalicion dhe pretendojnë ta marrin qeverisjen e vendit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nuk do të mund të bëhej kryetar i Kuvendit nëse sot në fuqi do të ishte Korniza Kushtetuese, e cila më 15 maj të vitit 2001 ishte hartuar nga Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Një dokument prej 30 faqesh, i nënshkruar atëherë nga shefi i UNMIK-ut, Hans Hackeroup, është kujdesur që të sqarojë në detaje çdo hap që çon deri te krijimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet e lira.

Dokumenti në fjalë nuk ka lënë hapësira për interpretime sikurse Kushtetuta aktuale e cila po nxjerr telashe se si dhe kush e gëzon të drejtën për t’i krijuar institucionet e reja.

Rasti më i freskët është pas zgjedhjeve të 8 qershorit, kur tri partitë opozitare LDK AAK dhe NISMA kanë bërë koalicion dhe pretendojnë ta marrin qeverisjen e vendit.

Në këtë mes kanë ndarë edhe pozitat kryesore duke përfshirë edhe atë të kryeparlamentarit.

Opozita vlerëson se ky post i takon grupit më të madh parlamentar, ndërsa fituesja e zgjedhjeve PDK, e thotë të kundërtën.

Aktualisht Kushtetuta në këtë mes lë hapësirë për interpretime pasi në nenin 67 thotë se: “Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh Kryetarin dhe pesë (5) nënkryetarë. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”.

Por kjo punë shumë qartë ishte e precizuar në Kornizën e UNMIK-ut. /Tribuna/

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *