Home / Lajme / Rajon / Kosova me monedhë të re, mund të quhet “Dardan”

Kosova me monedhë të re, mund të quhet “Dardan”

Prishtinë, 17 Qershor – Kosova po bëhet gati të nxjerrë në treg monedhën e vet. Përflitet që monedha do të quhet “Dardan” dhe do të zëvendësojë monedhën e huazuar, euron.

Lajmi konfirmohet nga Bedri Hamza, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili ka thënë se Kosova po merr në konsideratë mundësinë e futjes në treg të një valute të veten.

Deklarata e tij u bë me dije nga Mali i Zi, ku ai merrte pjesë në një takim të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të rajonit.

Shumë ekspertë kosovarë të ekonomisë e shohin këtë hap si domosdoshmëri për vendin zhvillimin e politikave monetare, instrumentin më efikas për ndërtimin e mekanizmave për funksionimin e ekonomisë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *