Home / Sport / Kroacia turpëron Kamerunin

Kroacia turpëron Kamerunin

Kroatët kanë punë me Meksikën të cilën duhet ta mposhtin për t’u kualifikuar tutje.

Kroacia ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën tjetër të grupeve duke e mundur Kamerunin me rezultat 4:0. Por, kroatët kanë punë me Meksikën të cilën duhet ta mposhtin për t’u kualifikuar tutje.
Kroacia e ka mundur me rezultat të thellë Kamerunin, duke bërë kështu një hap të madh drejt kualifikimeve për fazën tjetër të Botërorit.

Sigurisht, ndeshja Kroacia – Meksika do të jetë një derbi pasi që kroatët duhet ta fitojnë këtë takim për t’u kualifikuar tutje, kurse Meksika shkon edhe me një barazim.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar në fillim por Kroacia ktheu rezultatin në të mirë të tyre shumë shpejt.

Olic shënoi në minutën e 11.

Por, në minutën e 40 gjërat u vështirësuan për Kamerunin pasi që Song goditi pa asnjë arsye me grusht për t’u përjashtuar nga ndeshja me karton të kuq.

Pjesa e dytë kaloi me dominim të kroatëve.

Perisic shënoi në minutën e 48-të, kurse pas tij erdhën dy gola të Mario Mandzukic (61,73).

Në xhiron e fundit të grupit A, Kroacia takohet me Meksikën kurse Brazili me Kamerunin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *