Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së takon Komisaren e lartë të OSBE-së, Astrid Thors

Kryetari i PDSH-së takon Komisaren e lartë të OSBE-së, Astrid Thors

10 qershor-Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në Shkup realizoi takim zyrtar me Komisaren e Lartë të OSBE-së për komunitete, Astrid Thors, e shoqëruar nga Këshilltari i saj personal, Sirpa Rautio dhe Këshilltari i Lartë Politik, Stephanie Marsal.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi takoi sot Komisaren e Lartë të OSBE-së për komunitete, znj.Astrid Thors

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në Shkup realizoi takim zyrtar me Komisaren e Lartë të OSBE-së për komunitete, Astrid Thors, e shoqëruar nga Këshilltari i saj personal, Sirpa Rautio dhe Këshilltari i Lartë Politik, Stephanie Marsal.

Në qendër të bisedës ishte gjendja e përgjithshme e marrëdhënieve ndëretnike në vend si dhe çështje të tjera me interes.

Kryetari Thaci në takim theksoi se nevojitet një përkujdesje e veçantë për menaxhimin e marrëdhënieve ndëretnike, që paraqesin shtyllën e stabilitetit në vend.

Komisarja Tors vlerësoi lartë rolin konstruktiv dhe qasjen demokratike të PDSH-së dhe apeloi për mundësitë e unifikimit të të gjitha faktorëve drejt rrugës së BE-së dhe NATO-s.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *