Home / Lajme / Rajon / Kurti-Idrizi: Bashkimin kombëtar ia kemi borxh shqiptarëve

Kurti-Idrizi: Bashkimin kombëtar ia kemi borxh shqiptarëve

Prishtinë, 27 Qershor – Shoqata “Çamëria” organizoi mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë, aktivitetin qendror të Javës së Kulturës dhe Historisë së Çamërisë, në kuadër të 70 vjetorit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, me moton “Ne nuk harrojmë”.

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha se çështja çame është tashmë e njohur kudo ku ka shqiptarë, Idrizi tha gjithashtu se projekti më i madh për ta, mbetet bashkimi kombëtar. “Çështja çame lulëzon nga Arta në Nish, aty ku shqiptarët i ka dhënë oti. Ne jemi sot një parti e bashkimit kombëtar dhe integrimit evropian. Pa bashkim jemi më të dobët përballë botës. Ne Shqipëri jemi të vetmit që mbajmë gjallë flamurin e shqiptarizimit me aleatë të vendosur ata të Vetëvendosjes në Kosovë.

Albini është mik i madh i Çamërisë. Çamëria e Kosova do ta bëjmë shqiponjën të fluturojë në mbarë hapësirën kombëtare. Bashkimin kombëtar ia kemi borxh shqiptarëve. Bashkimi do të thotë ekonomi më të fortë, porte më të rëndësishme, një parlament të përbashkët, ne do ti heqim kufijtë politikë mes nesh, do rikthejmë gjithë burimet natyrore. Ne e duam Shqipërinë si gjithë Evropa dhe brenda Evropës. Ne duam bashkimin me të tjerët, por në fillim të bashkohemi mes vetes, sepse ne jemi të gjithë shqiptarë. Brenda Evropës ne do jemi të barabartë me Serbinë dhe Greqinë. Brenda Evropës do bëjmë drejtësi për çështjen Çame”, ka thënë Idrizi.

Ndërsa kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, theksoi se shqiptarët janë një komb i fuqishëm. por me shtete të dobëta dhe se çështja çame ka nevojë për mbështetjen e të gjithë shqiptarëve. Ai shtoi se kombi shqiptar është shumë më i madh se kufijtë administrativë të Kosovës e Shqipërisë bashkë. “Si komb shqiptar në Ballkan, ne nuk duhet ta mendojmë veten as brenda kufijve administrativë të Shqipërisë e as të Kosovës, për shkak se kombi shqiptar është më i madh se Shqipëria; më i madh se Kosova, dhe më i madh se që të dyja këto bashkë. Pra ne kemi nevojë që ta bëjmë Shqipërinë të fuqishme. Ta bëjmë Kosovën të fuqishme. T’i bashkojmë Kosovën me Shqipërinë në mënyrë që kombi shqiptar të jetë i fuqishëm, siç i takon dhe siç e meriton”, tha Albin Kurti në Tiranë.

Gjatë këtij tubimi në Tiranë për kauzën çame, PDIU vlerësoi mbështetjen e liderëve të Vetëvendosjes, ndërsa kujtoi se e hëna e kësaj jave bashkoi Prishtinën dhe Tiranën me nisjen e aktiviteteve për javën çame.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *