Home / Lajme / Rajon / Lazarati vatër e drogës dhe e armëve (VIDEO)

Lazarati vatër e drogës dhe e armëve (VIDEO)

Lazarat, 22 Qershor – Mijëra kilogramë kanabis e heroinë, qindra armë, një sasi e konsiderueshme municionesh dhe 18 të arrestuar, që janë të dyshuar për sulme me armë, kundërshtim të policisë, kultivim të kanabis sativës, mbetje të armëve e municioneve luftarake dhe dëmtim të pronës.

Ky është bilanci i operacionit policor të nisur që prej së hënës në fshatin Lazarat, i cili deri mbrëmjen e së shtunës ka regjistruar mbi 413 banesa të kontrolluara.

Policia e Shtetit bën të ditur se deri më tani janë asgjesuar 112 mijë e 152 rrënjë dhe fidanë kanabis sativa, si dhe sasia prej 39 tonë e 156 kg po kanabis, e gjetur jo vetëm në banesa por edhe në bodrume.Gjithashtu, gjatë orëve të mesditës në një ambient në qendër të fshatit janë gjetur dhe 8 pako heroinë, për të cilën është duke u punuar nga policia për të identifikuar pronarin e saj.

Gjatë kontrolleve të ushtruara të shtunën janë gjetur dhe uniforma policie, një pushkë snajper, dokumente të shumta identiteti, mes të cilave një kartë identiteti e një shtetasi serb, për të cilat ka nisur menjëherë verifikimi. Po ashtu janë sekuestruar dhe 5 laboratorë të përpunimit të drogës, dy prej të cilëve përdoreshin për përpunimin e vajit të hashashit.Përveç drogës, ajo që ka habitur policinë është arsenali i madh i municioneve që po zbulohen në këtë fshat, sikundër janë gjetur deri më tani: 92 armë zjarri automatikë e pushkë, 37 granata, 6 pistoleta, 3 mitralozë të rëndë, 2 antitankë, 1 mortajë, 2 granata-hedhës, 2 armë të vjetra, 3 armë gjahu dhe 2 snajperja.Po ashtu janë sekuestruar: 37.084 fishekë të llojeve të ndryshme, 9 arka me fishekë, 3 kaseta me fishekë, 7 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatorë, 16 granata dhe 4 kuti predhash.

Nga ana e forcave speciale janë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 10 automjete bosh. Operacioni i kontrollit në banesa do të vazhdojë në të gjitha objektet që ndodhen në Lazarat, ndërsa në fshat ka nisur të kthehet normaliteti.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj deklaroi se zyrat e punës do të jenë në shërbim të të rinjve të Lazaratit, që ata të përmirësojnë jetën e tyre me punë të ndershme. Policia ndërkohë po dokumenton, veç provave hetimore, edhe identitetin e personave që kanë qenë pjesë jo vetëm e kultivimit por edhe e rrjetit të shpërndarjes së lëndës narkotike, pasi pjesa më e madhe e burrave të fshatit janë larguar nga shtëpitë gjatë kohës që policia po avanconte në fshat.

Sipas nëndrejtorit të përgjithshëm të Policisë, Altin Qato, të paktën 30 persona janë shpallur në kërkim si pjesë e gurpit që qëlloi me armë kundër policisë, mes të cilëve kishte edhe persona që nuk ishin banorë të Lazaratit, të cilët mund të kenë qenë të punësuar nga kultivuesit e lëndës narkotike, por edhe kriminelë që kishin gjetur strehim në këtë fshat.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *