Home / Lajme / Maqedoni / Lufta për funksione, në BDI mund të sjellë fraksione?

Lufta për funksione, në BDI mund të sjellë fraksione?

18 Qershor – “Nuk mund të pranojmë që anëtarët e kryesisë së BDI-së që spiunojnë për VMRO-në të bëhen ministra dhe të shpërblehen me poste tjera të larta.

“Nuk mund të pranojmë që anëtarët e kryesisë së BDI-së që spiunojnë për VMRO-në të bëhen ministra dhe të shpërblehen me poste tjera të larta. Mjaft kemi heshtur, tani do të ngrejmë zërin duke përdorë të gjitha metodat që i kemi në disponim. Nuk përjashtohet edhe mundësia për të formuar fraksion, mirëpo një gjë mund ta them sigurt se nuk do t’i lëshojmë radhët e BDI-së. nuk do të lejojmë që dikush pa kurrfarë mundi të shfrytëzojë partinë që ne e ndërtuam me bashkëluftëtarët tanë”, thotë një burim partiak, i afërt me deputetët të cilët pritet të mos e përkrahin qeverinë e re
Së paku dy deputetë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) nuk do të votojnë qeverinë e re që do të votohet të enjten (nesër) edhe pse partia e tyre është pjesë e koalicionit qeveritar. Kjo vjen si pasojë e përplasjeve partiake lidhur me marrëveshjen e arritur me VMRO-DPMNE-në për formimin e qeverisë së re, si dhe për emrat e kandidatëve të caktuar për ministra, njoftojnë burime partiake për “Lajm”.

Të njëjtat burime, thonë se ndarjet në BDI, që ekzistojnë nga formimi i partisë në vitin 2002, tani kanë arritur kulminacionin dhe nuk përjashtojnë mundësinë për formim të fraksioneve brendapartiake.

“Nuk mund të pranojmë që anëtarët e kryesisë së BDI-së që spiunojnë për VMRO-në të bëhen ministra dhe të shpërblehen me poste tjera të larta. Mjaft kemi heshtur, tani do të ngremë zërin duke përdorë të gjitha metodat që i kemi në disponim. Nuk përjashtohet edhe mundësia për të formuar fraksion, mirëpo një gjë mund ta them sigurt se nuk do t’i lëshojmë radhët e BDI-së. nuk do të lejojmë që dikush pa kurrfarë mundi të shfrytëzojë partinë që ne e ndërtuam me bashkëluftëtarët tanë”, thotë një burim partiak, i afërt me deputetët të cilët pritet të mos e përkrahin qeverinë e re.

Statuti i BDI-së për momentin nuk parasheh fraksione brenda partisë, mirëpo në kongresin e ardhshëm të shtatorit mund të propozohet ndryshim i statutit dhe futja e mundësisë për fraksione zyrtare.

Ndryshe, dy-tre deputetët që nuk do të votojnë qeverinë nuk janë deputetët e vetëm të revoltuar në radhët BDI-së për shkak të koalicionit me VMRO-DPMNEnë, mirëpo vetëm ata tani për tani kanë marrë guximin që të mos përkrahin këtë qeveri.

Deputetët në fjalë kanë ndërmend të votojnë kundër qeverisë, kurse udhëheqësia partiake në krye me kryetarin e partisë Ali Ahmeti është duke u sugjeruar që të gjejnë forma tjera se si ta shprehin revoltën e tyre.

“Kryesia është duke bindur këta deputetë që të mos votojnë kundër, por të përmbajtur, ose të enjten të mos vinë fare në seancën e Kuvendit ku do të votohet qeveria. Sidoqoftë, sa e di unë, ata nuk kanë ndërmend të votojnë edhe njëherë Gordana Jankullovskën si ministre të punëve të Brendshme, sepse gjatë mandatit të saj u vra Harun Aliu dhe shumë bashkëluftëtarë tanë, si dhe ndodhën shumë aksione të dyshimta policore ndaj shqiptarëve”, thonë burime partiake, që pretendojnë se janë të afërt me deputetët e revoltuar.

Këto informacione nuk kemi arritur t’i konfirmojmë zyrtarisht ën BDI, për shkak se përgjegjësit e kësaj partie për marrëdhënie me opinionin, tani një kohë të gjatë nuk prononcohen zyrtarisht për “Lajm”. “Lajm” poashtu është nën presion të funksionarëve të emëruar prej BDI-së, të cilët kanë ngritur procese gjyqësore kundër nesh, për shkak të teksteve të botuara në rubrikën “Opinione”, nga persona që nuk janë të punësuar fare në gazetën tonë. Ne si gazetë disa herë kemi sensibilizuar opinionin për këtë sjellje të zyrtarëve të BDI-së, që e konsiderojmë si presion ndaj fjalës së lirë. Mirëpo lidhur me këtë nuk ka pasur asnjë reagim as nga organizatat e gazetarëve e as nga përfaqësitë diplomatike në Maqedoni, që kohën e fundit janë të angazhuar me takime të shpeshta me përfaqësues të medieve proqeveritare.
Lika, Mehmeti, Haliti…?

Hazbi Lika, Ermira Mehmeti, Rafiz Haliti… janë emrat e deputetëve që përmenden se nuk do të votojnë qeverinë e re të BDI-së. Burime partiake thonë se në bazë të qëndrimeve që ata kanë shprehur deri tani lidhur me marrëveshjen për koalicion, si dhe për kuadrot e propozuara për ministra, janë të mëdha gjasat që këta të jenë deputetët e BDI-së që do të bojkotojnë qeverinë e re.
Nuk dihet si do të votojë PDSH-ja?
Ende nuk dihet si do të votojë Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e Menduh Thaçit për përbërjen e re qeveritare. Në këtë parti mbretëron heshtje lidhur me atë se çfarë qëndrimi do të kenë për qeverinë. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi më herët pat paralajmëruar se PDSH do të përkrahë qeverinë e re, pa marrë parasysh a do të jetë ose jo partia e tij pjesë e qeverisë. Mirëpo nuk dihet nëse ka ndodhur ndonjë ndryshim në qëndrimin e kësaj partie, pas refuzimit të kryesisë qendrore partiake të ofertës për t’u bë pjesë e qeverisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *