Home / Sport / Marquinhos, për 35 mln euro i Barcelonës

Marquinhos, për 35 mln euro i Barcelonës

Barcelona është afër të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të PSG-së, Marquinhos, teksa në drejtim të kundër mund të shkojë Daniel Alves.

Luis Enrique dëshiron ta përforcojë skuadrën e Barcelonës sa më shumë para fillimit të stinorit të ri.

Trajneri spanjoll tani është afër nënshkrimit me mbrojtësin e PSG-së, Marquinhos, duke dëshiruar përforcimin e repartit mbrojtës.

Siҫ raporton Goal, Barcelona është e gatshme të ofrojë rreth 35 milionë euro për qendërmbrojtësin, për ta larguar atë nga PSG-ja pas vetëm një stinori të kaluar aty.

E, në drejtim të PSG-së nga Barcelona mund të shkojë Daniel Alves, i cili po kërkohet me ngulm nga kryeqytetasit francezë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *