Home / Lajme / Rajon / “Marrëvshja thotë: Ramushi bëhet Kryeministër, LDK merr Presidentin dhe kreun e Kuvendit, Nisma Zëvendëskryeministrin”

“Marrëvshja thotë: Ramushi bëhet Kryeministër, LDK merr Presidentin dhe kreun e Kuvendit, Nisma Zëvendëskryeministrin”

Burime të larta të Gazetës Express thonë se tashmë është nënshkruar marrëveshja mes Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

“Marrëvshja thotë: Ramushi bëhet Kryeministër, LDK merr Presidentin dhe kreun e Kuvendit, Nisma Zëvendëskryeministrin”, tha burim i Gazetës Express.

Marreveshja eshte konfirmuar nepermjet nje njoftimi per media nga LDK, AAK dhe NISMA.

Arrihet marrëveshja mes opozitës që Ramush Haradinaj të jetë Kryeministër?

Teksti i plotë i marrëveshjes:

“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA, janë bashkuar dhe kanë vendosur që vendit t’i japin një qeveri të kthimit të shpresës. Qeveria e kthimit të shpresës do të fokusohet në zhvillimin ekonomik, krijim të vendeve të punës, luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria do të punojë me ngulm për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Ne, bashkërisht kemi vendosur që Ramush Haradinaj të jetë i nominuari ynë i përbashkët për kryeministër. Kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës e po ashtu edhe presidenti në harmoni me kushtetutën. Nisma do të përfaqësohet me një zëvendëskryeministër. Të gjitha përgjegjësit e tjera politike dhe institucionale do të ndahen proporcionalisht sipas fuqisë politike në Kuvend. Zotohemi t’i vazhdojmë konsultat me pjesën tjetër të spektrit opozitar dhe partitë e komuniteteve”.

Me këtë marrëveshje, Hashim Thaçi del në opozitë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *