Home / Lajme / Maqedoni / Masa të reja për kategoritë e ndjeshme sociale

Masa të reja për kategoritë e ndjeshme sociale

24 qershor-Masa e dytë, siç sqaroi, parasheh që secili ndërtim i dedikuar për banim në të cilin ka 10 apo më shumë banesa, të riaftësohet për qasje dhe lëvizje të personave m pengesa, si dhe njëri nga 10 banesat të adaptohet për jetesë të personav me pengesa dhe invaliditet.

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e saj të dytë miratoi një sërë masash me të cilat do t’u ndihmohet kategorive të ndjeshme sociale të qytetarëve.

Me masën e parë është paraparë që shfrytëzuesve të ndihmës sociale he të përhershme në të holla dhe personave me të ardhura më të ulëta t’u përpunohen elaborate për legalizimin e shtëpive pa lje në të cilat jetojnë.

Siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp kryeministri Nikolla Gruevski, qytetarë potencial të cilët do ta shfrytëzojnë këtë masë janë rreth 34 mijë marrës të ndihmës sociale dhe pesë mijë të ndihmës së përhershme në të holla. “Për t’u veçuar është se me legalizimin e objekteve në të cilat jetojnë marrësit e ndihmës sociale dhe ndihmës së përhershme në të holla nuk do ta humbin”, shtoi ai.

Masa e dytë parasheh që të gjithë marrësit e ndihmës sociale dhe të përhershme në të holla të përgjithmonë të lirohen nga pagesa e taksës së radiodifuzionit. Me këtë masë përgjithmonë o të lirohen rreth 40.000 familje, të cilat pas miratimit të këtij propozim-ligji asnjëherë më nuk do të paguajnë taksë për radiodifuzion.

Pas miratimit të ligjit nga na e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, siç sqaroi kryeministri Gruevski, marrësit e ndihmës sociale dhe të përhershme në të holla do ë duhet të sigurojnë vërtetim nga qendrat për punë sociale dhe më pas do të munden në sektorët rajonal të Agjencisë për kadastër të patundshmërive të parashtrojnë këkesë për përgatitjen e elaboratit gjedozik për legalizim. Personat me të ardhura më të ulëta, ndërkaq, do të duhet të sigurojnë vërtetim nga Drejtoria për të ardhura publike dhe më pas të parashtrojnë këkesë në Kadastër për përgatitjen e elaboratit gjeodezik për legalizim.

Me qëllim të avancimit të gjendjes me të drejtat e personave me pengesa dhe invaliditet, në mbledhjen e sotme Qeveria miratoi disa vendime me të cilat dukshëm do të përmirësohet jeta e këtyre personave. “Njëra nga masat është që në të ardhmn, të gjitha ndërtimet të cilat do të ndërtohen, të projektohen dhe ndë[rtohen me vend të posaçëm për lëvizje të papengueshme të personave me invaliditet”, tha kryeminsitri Gruevski.

Masa e dytë, siç sqaroi, parasheh që secili ndërtim i dedikuar për banim në të cilin ka 10 apo më shumë banesa, të riaftësohet për qasje dhe lëvizje të personave m pengesa, si dhe njëri nga 10 banesat të adaptohet për jetesë të personav me pengesa dhe invaliditet.

Me këtë masë, shtoi Gruevski, parashihet edhe sinjalizim horizonbtal edhe vertikal në ashensorë për lëvizje të papenguar të personave të verbër.

Sipas masës së tretë të Qeverisë, të gjitha rruicat pë këmbësorë he sipërfaqet publike të cilat do të ndërtohen në të ardhmen duhet të kenë edhe rrugicë për lëvizje të personave të verbër.

Qeveria në mbledhjen e kaluar e miratoi Ligjin për shlyerjen e njëpjese të borxheve të qytetarëv

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *