Home / Lajme / Maqedoni / Maskat në Tetovë rrahin dy persona nga Haraçina (VIDEO)

Maskat në Tetovë rrahin dy persona nga Haraçina (VIDEO)

Tetovë, 17 Qershor – Maskat kanë ndaluar dy të rinjtë që ishin me një makinë të tipit ‘Golf 3’ dhe nën kërcënimin e armëve i kanë shtrirë në tokë. Pas verifikimit të tyre, rrëmbyesit kanë konstatuar se dy të rinjtë Sh.M, 23 vjeç dhe S.J, 25 vjeç nga Haraçina gabimisht janë ndaluar, njofton Televizioni Koha.

Një rrëmbim sikur në filma ka ndodhur mbrëmë në Tetovë, kur persona të maskuar kanë dalur nga një makinë e tipit “BMW X5”, me ç`rast kanë ndaluar dy të rinj nga fshati Haraçinë e Shkupit, duke i rrëmbyer gabimisht, njofton Televizioni Koha.

Maskat kanë ndaluar dy të rinjtë që ishin me një makinë të tipit ‘Golf 3’ dhe nën kërcënimin e armëve i kanë shtrirë në tokë. Pas verifikimit të tyre, rrëmbyesit kanë konstatuar se dy të rinjtë Sh.M, 23 vjeç dhe S.J, 25 vjeç nga Haraçina gabimisht janë ndaluar.

Por, rrëmbyesit pasi që kanë verifikuar dy viktimat, i kanë lënë të lirë, mirëpo i kanë konfiskuar çelësat e makinës, duke i lënë ata në qiell të hapur në mes të Tetovës. Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen dhe është vënë në kërkim të autorëve të dyshuar. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *