Home / Lajme / Maqedoni / Mirsada Emini Asani, kandidate për deputete në listën zgjedhore të RDK ka pranuar mandatin e deputetit në Parlamentin e Maqedonisë.

Mirsada Emini Asani, kandidate për deputete në listën zgjedhore të RDK ka pranuar mandatin e deputetit në Parlamentin e Maqedonisë.

19 Qershor – Përfaqësues të RDK-së, thonë se Mirsada Emini ka shpërfillur vendimin e partisë për kthimin e mandatit të deputetit dhe ndaj saj do të merren masa disiplinore.

Mirsada Emini Asani, kandidate për deputete në listën zgjedhore të RDK ka pranuar mandatin e deputetit në Parlamentin e Maqedonisë.

Komisioni për çështje zgjedhore dhe emërime në Parlament, ka kaluar procedurat për mandatin e kërkuar nga deputetja Mirsada Emini-Asani.

Përfaqësues të RDK-së, thonë se Mirsada Emini ka shpërfillur vendimin e partisë për kthimin e mandatit të deputetit dhe ndaj saj do të merren masa disiplinore. RDK në zgjedhjet e fundit fitoi vetëm një mandat deputeti edhe atë në Njësinë Zgjedhore numër 6 ku bartës ishte kryetari i saj Rufi Osmani.

Ky i fundit kishte deklaruar se nuk do ta pranojë këtë mandat ndërsa partia kishte marrë vendim që të mos pranohet mandate i deputetit nga asnjë prej 20 kandidatëve në listë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *