Home / Lajme / Maqedoni / Monstra:Të akuzuarit kërkojnë 24 miliard euro dëmshpërblim

Monstra:Të akuzuarit kërkojnë 24 miliard euro dëmshpërblim

8 qershor-Nëse e bëjmë një retrospektivë, ishin të mbyllur 20 e më tepër persona, pas dy ditësh prej atij grupit kushtimisht thënë islamik siç thonte ministresha e punëve të brendshme, praktikisht 60% e këtij grupi u liruan nga paraburgimi. Kjo tregon që krejt aktakuza është paushalle dhe nuk ka asnjë bazë”, tha Naser Raufi, avokat.

Të akuzuarit për rastin Monstra padisin Qeverinë e Maqedonisë për shkeljen e prezumimit të pafajsisë. Përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Nikolla Gruevski dhe organeve gjyqësore, të akuzuarit kërkojnë 24.5 miliardë euro, ose rreth 12 buxhete shteti, dëmshpërblim material dhe moral për etiketimin e tyre si vrasës dhe kryerës të veprave penale akoma pa filluar e përfunduar procedura gjyqësore. Sipas avokatit të të akuzuarve, shkelja e prezumimit të pafajsisë kishte filluar që në konferencën e parë për shtyp të ministres së brendshme Gordana Jankullovska, pas aksionit policor të 1 majit.
“Kjo është një vazhdim prej fillimit, me deklaratën e ministreshës e punëve të brendshme kur prejudikoi punën, kur ditën e parë, para se të dalin të akuzuarit para gjykatësit hetues, praktikisht i dënoi me deklaratën e vet që këto janë vepruesit. Nëse e bëjmë një retrospektivë, ishin të mbyllur 20 e më tepër persona, pas dy ditësh prej atij grupit kushtimisht thënë islamik siç thonte ministresha e punëve të brendshme, praktikisht 60% e këtij grupi u liruan nga paraburgimi. Kjo tregon që krejt aktakuza është paushalle dhe nuk ka asnjë bazë”, tha Naser Raufi, avokat.
Policia deri tani nuk ka gjetur armët me të cilat është kryer vepra penale. Gjithashtu nuk janë vërtetuar edhe disa segmente të tjera të përmendura në konferencën për shtyp, sikurse pretendimi se të akuzuarit kanë marrë pjesë në luftëra anti-NATO në Pakistan e Afganistan. Prezumimin e pafajsisë e garanton Kushtetuta e Maqedonisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut. Deri tani Gjykata Evropiane ka pranuar dy padi identike të qytetarëve, kundër shtetit të Francës dhe shtetit të Serbisë.ALSAT

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *