Home / Lajme / Maqedoni / MPB-ja ngre edhe 7 padi penale për trazirat në Gjorçe (VIDEO)

MPB-ja ngre edhe 7 padi penale për trazirat në Gjorçe (VIDEO)

Shkup, 06 Qershor – “Pjesëmarrje në turmë me qëllim të kryerjes së veprave penale”, ndërsa të akuzuarit A.V dhe P.J, kanë kryer edhe një vepër tjetër penale, “vjedhje të rëndë”. Me kryerjen e veprës penale në fjalë, janë shkaktuar dëme materiale prej 18 milion denarësh, ndërsa A.V dhe P.J kanë marrë nga arkat e bizneseve, para të paligjshme në shumën prej 191 800 denarë”.

Departamenti i veprave ndaj pronësisë, në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup, ka ngritur padi penale ndaj 7 personave, si pjesëmarrës në protestat e 19 dhe 20 majit në Gjorçe Petrov. Të paditurit i takojnë moshës nga 16 deri 53 vjeç. Në kumtesën e SPB-së së Shkupit thuhet se të paditurit akuzohen për “pjesëmarrje në turmë për kryerje të veprës penale” si dhe “vjedhje të rëndë”. Ndaj të paditurve, Gjykata ka përcaktuar masën e paraburgimit prej 8 ditësh.

“Prokuroria Publike ka ngritur padi penale ndaj të rinjve A.V (24), A.I (53), F.S (21), M.G (18), M.Z (17),, P.J (16) dhe S.T (16) vjeç, të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se më datën 19 dhe 20 majin e kaluar, knë kryer veprën penale – “Pjesëmarrje në turmë me qëllim të kryerjes së veprave penale”, ndërsa të akuzuarit A.V dhe P.J, kanë kryer edhe një vepër tjetër penale, “vjedhje të rëndë”. Me kryerjen e veprës penale në fjalë, janë shkaktuar dëme materiale prej 18 milion denarësh, ndërsa A.V dhe P.J kanë marrë nga arkat e bizneseve, para të paligjshme në shumën prej 191 800 denarë”.

Nga policia thonë se protesta e të rinjve maqedonas, e nxitur si revoltë ndaj vrasjes së Angel Petkovskit, mori hov akoma më të madh, për shkak të mllefit që kanë shkaktuar më herët, nga banorët e fshatrave përreth, ndaj lagjes Gjorçe Petrov. Tek banorët e fshatrave përreth, insunuohen shqiptarët. Në revoltën e të rinjve maqedonas, u shkatërruan disa objekte afariste shqiptare si dhe u sulmuan me gurë edhe dy nga autobusët urbanë. Ndërkaq, për dallim nga kumtesa e mëhershme e policisë, ku emri i autorit që kreu vrasjen e të riut maqedonas u shpall publikisht, në këtë kumtesë, policia i referohej autorëve të krimeve, vetëm me iniciale.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *