Home / Lajme / Maqedoni / MPB mbi 60 kallëzime për incidentet e dhunshme në Gjorçe Petrov (VIDEO)

MPB mbi 60 kallëzime për incidentet e dhunshme në Gjorçe Petrov (VIDEO)

Shkup, 04 Qershor – Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska theksoi se kallëzimet janë ngritur ndaj të gjithë atyre që janë përfshirë në prishjen e rendit dhe qetësisë dhe në incidente të dhunshme në Gjorçe Petrov të Shkupit, pas vrasjes së të riut maqedonas, ku është një i dyshuar shqiptar për këtë vrasje.

Mbi 60 kallëzime penale dhe për kundërvajtje janë ngritur nga policia për incidentet e fundit në Gjorçe Petrov të Shkupit.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska theksoi se kallëzimet janë ngritur ndaj të gjithë atyre që janë përfshirë në prishjen e rendit dhe qetësisë dhe në incidente të dhunshme në Gjorçe Petrov të Shkupit, pas vrasjes së të riut maqedonas, ku është një i dyshuar shqiptar për këtë vrasje.

“Gjatë ditës së djeshme u ngrit edhe padia e fundit në të cilën janë përfshirë edhe 7 persona. Nëse gjatë periudhës së mëtejshme, gjatë zbardhjes së incidentit konfirmohet se ka pasur edhe pjesëmarrës të tjerë që nuk janë përfshirë në këto mbi 60 padi, sigurisht që ekziston hapësira e shtimit të numrit të padive kundër personave për të cilët do të vërtetohet se në çfarë do mënyre kanë qenë pjesëmarrës në prishjen e qetësisë dhe rendit publik, ose në vepra penale të lidhura me incidentet që ndodhën në territorin e komunës Gjorçe Petrov”, theksoi Jankulovska. Në incidentet në këtë lagje të Shkupit ku ndodhi vrasja janë demoluar dhe djegur prona dhe biznese të shqiptarëve nga ana e protestuesve dhe huliganëve maqedonas.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *