Home / Lajme / Maqedoni / Narkomanët shtohen si këpurdhat pas shiut (VIDEO)

Narkomanët shtohen si këpurdhat pas shiut (VIDEO)

Tetovë, 27 Qershor – Tetova dhe rrethina vijon të ketë numër të lartë të personave që konsumojnë drogë. Ajo që shqetëson edhe sektorin joqeveritar është se nga viti në vit shifrat tregojnë rritje të numrit të përdoruesve të drogës.

Në fund të vitit 2012 zyrtarisht numri i narkomanëve shënonte rritje për 20 persona më shumë se vitin paraprak. Në fund të vitit 2012 ishin rregjistruar në Tetovë 375 narkoman të cilët ishin në evidencën e institucioneve relevante.

Në ndërkohë sipas të dhënave zyrtare në fund të vitit 2013 në Tetovë janë rregjistruar 480 deri 500 narkoman. Sipas këtyre shifrave numri i narkomanëve që dihen në Tetovë për një vit është rritur për rreth 100 përdorues të rinj. Zakonisht këta narkoman janë konsumues të heroinës dhe marihuanës.

Në Tetovë gjithnjë duke u referuar burimeve zyrtare më e kërkuar dhe më e përdorshme është marijuana e cila shpesh përdoret nëpër mbrëmjet argëtuese në mesin e të rinjëve. Poashtu e njejta përdoret edhe nëpër disa lokale nate, gjatë kohës së pushimit kur janë në shkollë por edhe nëpër oborret e institucioneve publik.

Zyrtarisht narkomani më i ri i regjistruar në Tetovë është i moshës 16 vjeçare kurse më i moshuari narkoman është i moshës 54 vjeçare. Organizatat joqeveritare që merren me trajtimin e personave të varur nga droga në Tetovë apelojnë që institucionet të merren me seriozisht me këtë çështje.

“Sipas hulumtimeve të Institutit për shëndet publik në Maqedoni ka rreth 11 mijë persona të cilët përdorin drogë në mënyrë problematike ku pjesa më e madhe marrin drogë me injekcion. Prej tyre rreth 1500 janë në trajtim që është një nivel shumë i ulët. Pasi që drogat janë të kapshme në çdo hap edhe në mjediset lokale që është vërtetuar nga hulumtimet e Qendrës për zhvillim dhe përmirësim të jetës publike në Tetovë të bëra në vitin 2011 dhe duke u referuar raporteve vjetore të policisë, tregojnë se numri i shfrytëzuesve të drogës rritet për çdo ditë. Në Qendrën për Zvogëlimin e Dëmeve në Tetovë duke përfshirë muajin maj të këtij viti janë evidentuar 280 narkoman. Është koha që pushteti lokal dhe faktorë të tjerë të kyçen në ndërtimin e një strategjie që të gjendet një zgjidhje për këtë problem. Të gjithë faktorët relevant duhet të japin kontributin e tyre në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me drogën”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Qendra për Zhvillim dhe Përmirësim të Jetës Publike në Tetovë.

Ndërkaq, në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës, gati se 6 vite është hapur edhe qendra për trajtimin e të varurve nga droga e njohur se “Qendra e Metadonit” ku rreth 100 persona nga Tetova dhe Gostivari janë në terapi të Metadonit.Në fillim në këtë qendër kishte rreth 60 persona që ishin në terapinë e Metadonit, kurse tash shifra ka arritur mbi 100 persona të cilët shërohen Nga Policia e Tetovës theksojnë se pjesa dërmuese e vjedhjeve të vogla që kryhen në këtë territor janë vepra të përdoruesve të drogës.

“Bëhet fjalë për vjedhje të vogla ku shumë shpejt mund të arrihet të paratë. Pra, në këtë mënyrë hajnat me sasi të vogël të parave të vjedhura blejnë drogë në treg. Pjesa më e madhe e vjedhjeve të vogla të kësaj natyre kryhen nga përdorues të drogës të cilët në moment kur nuk kanë para për të blerë drogë zgjidhjen e gjejnë tek vjedhjet”, thonë në Policinë e Tetovës.

Sipas të dhënave në nivel botëror 243 milion njerëz shfrytëzojnë drogë, ndërsa 200 milion në vit vdesin nga përdorimi i drogës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *