Home / Sport / Nderim Rexhaj, kosovari i prapaskenës së Botërorit

Nderim Rexhaj, kosovari i prapaskenës së Botërorit

Rexhaj është njëri nga pesë fizioterapeutët e përfaqësueses kroate dhe bashkë me ekipin ka marrë rrugën për Brazil, ku do të zhvillohet Botërori 2014.

Nderim Rexhaj jeton nga mosha 1-vjeçare në Kroaci. Flet bukur shqip, krenohet me klubin Istogu që është shpallur kampion i kategorisë së dytë të Kosovës dhe që stinorin tjetër do të luajë në elitë.

Por për krenarinë më të madhe të jetës, ai është duke punuar bashkë me shumë kolegë kroatë që janë pjesë e Përfaqësueses kroate.

Rexhaj është njëri nga pesë fizioterapeutët e përfaqësueses kroate dhe bashkë me ekipin ka marrë rrugën për Brazil, ku do të zhvillohet Botërori 2014. Në ekipin përcjellës janë edhe 3 mjekë, 12 trajnerë, një kuzhinier dhe disa anëtarë të tjerë.

“Jemi ekip i madh, por edhe ambiciet i kemi të mëdha. Po punojmë pa pushim, nga ora 7 e mëngjesit e deri në orën 1 pas mesnatës”, ka thënë Rexhaj për gazetën pak ditë para Botërorit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *