Home / Lajme / Maqedoni / Ndihmë para Ramazanit për 129 familje (VIDEO)

Ndihmë para Ramazanit për 129 familje (VIDEO)

Tetovë, 19 Qershor – Dy javë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Organizata humanitare El Hilal filloi me distribuimin e ndihmës së ramazanit për familjet më të rrezikuara.

Në tri ditët e kaluara ishte realizuar projekti me një Asociacion rinor nga Lucerni i Zvicrës, që siguroi ndihmë në artikuj ushqimorë për gjithsej 120 familje dhe ndihmë në teknikë të bardhë për 9 familje.
Aksioni u realizua në bashkëpunim me degët në Çair, Gazi Babë, Kumanovë dhe Tetovë.

Ndihmën e mjaftueshme për 15 ditë për familje 5 anëtarësh e morën familjet ekonomikisht më të rrezikuara, kryesisht ata me jetimë, si dhe anëtarët e familjeve të ish-luftëtarëve dhe dëshmorëve.

Një pjesë të ndihmës financiare për këtë projekt që u realizua nga asociacioni i lartpërmendur rinor turk është siguruar nga diaspora shqiptare.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *