Home / Lajme / Rajon / Nuk do të ketë vonesa në procesin e liberalizimit të vizave

Nuk do të ketë vonesa në procesin e liberalizimit të vizave

1 qershor-Ai tha më tej se Kosova është në pritje të rezultateve nga ekipet vlerësuese të Komisionit Evropian që kanë qëndruar në vendin tonë, në fund të vitit të kaluar dhe fillim të këtij viti. Ai madje thekson se është mirë që liderët e partive politike gjatë fushatës zgjedhore nuk po premtojnë shumë për liberalizim të vizave.

Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për liberalizim të vizave, Besnik Vasolli, thotë se ardhja e euroskeptikëve në Parlamentin Evropian, nuk do të shkaktojë vonesa në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Vasolli ka potencuar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që dalin nga Udhërrëfyesi për liberalizim.
Partitë radikale të krahut të djathtë dhe të majtë të spektrit politik kanë fituar më shumë vende në Parlamentin Evropian. Këto parti shpeshherë kanë këndvështrime kontradiktore, prandaj me praninë e tyre pritet të kenë ndikim anti-BE në Parlamentin Evropian.

Por, sa do të ndikoj ky euroskepticizëm i parlamentarëve evropian në proceset eurointegruese, konkretisht në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën?

Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për liberalizim të vizave, Besnik Vasolli thotë se ardhja e tyre në Parlamentin Evropian nuk do të shkaktoj vonesa për Kosovën.

“Nuk besojmë se zgjedhjet e fundit në Parlamentin Evropian do ta rrezikojnë procesin e liberalizimit të vizave, pasi që në masë të madhe ky proces është teknik”, ka thënë Vasolli.

Ai tha më tej se Kosova është në pritje të rezultateve nga ekipet vlerësuese të Komisionit Evropian që kanë qëndruar në vendin tonë, në fund të vitit të kaluar dhe fillim të këtij viti. Ai madje thekson se është mirë që liderët e partive politike gjatë fushatës zgjedhore nuk po premtojnë shumë për liberalizim të vizave.

Ndryshe, rezultati i zgjedhjeve evropiane për parlamentin e familjes evropiane, do të ndikoj në politikat kombëtare, duke i shtyrë partitë konservatore të shtojnë presionet për frenimin e emigracionit. /rtk/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *