Home / Lajme / Maqedoni / OJQ-të kërkojnë regjistrim të popullsisë (VIDEO)

OJQ-të kërkojnë regjistrim të popullsisë (VIDEO)

Tetovë, 02 Qershor – Rregjistrimi është shumë i rëndësishëm në çdo aspekt shoqëror dhe si i tillë nuk duhet të jetë viktime e politikës.

Republika e Maqedonisë, nuk arriti që në shekullin e 21 të tregojë demokraci, me atë që dështoi regjistrimi, këto komente janë bërë sot në qendrën “LOJA” në Tetovë, në debatin e organizuar me temën Regjistrimi është demokraci, jo vetëm numra etnik, organizuar nga Organizata Joqeveritare Infoqendra, qendra Maqedonase për arsimin evropian, 8 shtatori dhe qendra për zhvillim të mediave.

“ Regjistrimi si operacion është regjistrim dhe operacion i politizuar dhe që nuk arriti të realizohet siç ishte i paraparë për shkaqe të ndryshme, para së gjithash për shkaqe politike, por, që i ka pasojat që kushtojnë shumë për këtë shtet.Kushtojnë shumë për këto njerëz që janë të margjinalizuar sepse ata janë ata që nuk kanë fuqi të luftojnë për të drejtat e veta sociale dhe demokratike. “para së gjithash dua të shpreh një indinjatë ndaj elitës politike shqiptare e cila për dhjetë vite që është në fuqi nuk arriti që çështjet e të drejtave qytetare dhe njerëzore ti bëj çështje të cilat nuk varen nga numri. Mua si shqiptare nuk duhet të më ndikoj nëse jam m25 apo 22 për qind. E drejta ime është të përdor gjuhën time kjo është rezultati i regjistrimit të pasuksesshëm. Do i kisha rekomandua ta bëjnë regjistrimin, të drejta ti promovojnë dhe sugjerojnë më tutje dhe mos ti lidhin me një paradoks i cili na sjell në shekullin e 21 me numra dhe statistika. Kam të drejtë të cilën ma garanton kushtetuta dhe kjo e drejtë ju takon të gjithëve dhe jo në bazë të përqindjes që vjen nga regjistrimi.”

Profesori universitar Sajaldin Saliu i cili tha se regjistrimi i popullsisë tek na është duke u shikuar nga aspekti politik dhe si edhe për këtë dështoi në vitin 2011, në vendn tonë duke i parë politikat nacionaliste të partive politike ata janë duke e bërë këtë si problem nacionalist, pasi e kanë më të letë më pas për të manipuluar me ta. Problemi i regjistrimit duhet të shikohet si problem i shtetit , ene nuk kemi të dhëna , jemi i vetmi shtet u kemi numër të votuesve po aq sa jemi edhe në numër kur edhe vet e dimë se kemi antar të familjes që nuk kanë drejtë vote, këtu kemi një manipulim më të madhë, nuk duhet të shikohen të drejtat në numër , pasiqë të drejtat e popullsisë nuk janë numra apo përqindje ajo janë të detaj elementare të tijë.

Organizata qytetare INFO QENDRA thotë se: “ Ne duam të themi që regjistrimi nuk guxon të jetë viktimë e kësaj elite politike dhe sjelljes së këtillë, lojës vetëm me numra etnik sepse regjistrimi është shumë i rëndësishëm, është është operacion thelbësorë për shtetin në aspektin e planifikimit, dhe realizimit të politikave të suksesshme në të gjitha lëmit e shoqërisë. Nuk mundë të keni politika të suksesshme për zhvillim regjional pa regjistrim të popullatës.”

Organizatat jo qeveritare, kanë porositur elitën politike që të mos fshihen pas ligjeve sepse ligjet i sjellin vet ata.

“ Të diskutojnë seriozisht dhe të bien në një marrëveshje politike pra të kenë vërtet vullnet për regjistrimin, sepse sipas analizës që kemi bë, ata fshihen pas vendimeve gjyqësore, janë të këtilla apo të atilla. Ligjet i sjell parlamenti ata i rekomandon qeveria, pra patjetër të ketë vullnet politik.”

Organizata qytetare INFO QENDRA Debati në fjalë, ka ardhur si pasojë e dështimit të regjistrimit të popullatës në vitin 2011.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *