Home / Lajme / Maqedoni / One ndihmon zjarrëfikësit e Tetovë

One ndihmon zjarrëfikësit e Tetovë

11 qershor-“One është kompani e cila don ti kthej të mirat bashkësisë ku jemi sidomos shokëve tonë nga Tetova edhe si komunë edhe si shfrytëzues, dhe duam të ndihmojmë në nevojat që ka edhe si komunë edhe si qytetarë. Kjo nuk është as e para dhe as e fundit, ne do kujdesemi që ti kthejmë sa më shumë bashkësisë ku ndodhemi dhe shfrytëzuesve”, tha Ciril Kafol, drejtor i ekzekutiv i ONE

Operatori ONE ka ndarë një donacion për zjarrëfikësit e Tetovës. Si pjesë e ndihmës janë një karrige-ashensor për transport nëpër shkallët, dy dërrasa transporti ultra të holla kundër lëndimeve të shtyllës kurrizore, tre imobilizatorë koke që montohen në dërrasë, dhjetë komplete reanimacioni dhe dhjetë batanije kundër zjarrit. Ky donacion ka për qëllim plotësimin dhe zëvendësimin e pajisjeve momentale të vjetërsuara dhe përmirësimin e kushteve të punës të ekipeve të zjarrfikësve në rastet e zjarreve ose fatkeqësive të tjera natyrore.

“One është kompani e cila don ti kthej të mirat bashkësisë ku jemi sidomos shokëve tonë nga Tetova edhe si komunë edhe si shfrytëzues, dhe duam të ndihmojmë në nevojat që ka edhe si komunë edhe si qytetarë. Kjo nuk është as e para dhe as e fundit, ne do kujdesemi që ti kthejmë sa më shumë bashkësisë ku ndodhemi dhe shfrytëzuesve”, tha Ciril Kafol, drejtor i ekzekutiv i ONE.

“Nga kompania One, kemi pranuar një donacion mjaft të vlefshëm, mjete që ne i përdorim në mënyrë profesionale për shpëtimin e njerëzve dhe jemi shumë mirënjohës për donimin e këtyre mjeteve speciale”, deklaroi Uka Aliti, Kryeshef i NJTZ Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *