Home / Lajme / Maqedoni / Padi penale ish drejtorit të NP “Komunallno” në Strugë

Padi penale ish drejtorit të NP “Komunallno” në Strugë

Strgë, 28 Qershor – Ministria e Brendshme ka ngritur padi penale kundër P.K. (39) nga Struga, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale “Shpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalimeve të autorizimeve”.

Sipas Stacionit të policisë në Strugë, P.K. në cilësinë e personit zyrtar, drejtor i NP “Komunallno”, pa shpallur tender për furnizime publike, për materiale për rrethimin e lulishtes dhe morgut, ai ka përzgjedhur vetvetiu firmën “Nabizi” nga Struga, në llogari të së cilës ka derdhur nga “Komunallno” më 31 maj të vitit 2011, 120 mijë denar, ndërsa muajin e ardhshëm poashtu ka derdhur edhe 92.150 denar, duke firmosur se e ka pranuar materialin e porositur, edhe pse materiali në fjalë nuk është deponuar në NP “Komunallno”, duke dëmtuar buxhetin e ndërmarrjes në lartësi prej 212.150 denar.

Po ashtu, në cilësinë e personit të autorizuar, ka autorizuar persona të tjerë për shfrytëzimin e automjeteve të personave privat për nevoja zyrtare të ndërmarrjes, duke autorizuar të njëjtit të furnizohen me karburante nëpër pikat e karburanteve në periudhën e viteve 2011, 2012 dhe 2013, karburante të cilin personat privat e kanë shfrytëzuar edhe për nevoja private. Në këtë mënyrë, P.K. ka shkaktuar dëm në llogarinë dhe buxhetin e ndërmarrjes NP “Komunallno” Strugë, në lartësi prej 489.974 denar.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *