Home / Lajme / Maqedoni / Paraburgim për policin që qëlloi kolegun

Paraburgim për policin që qëlloi kolegun

Tetovë, 17 Qershor – Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka ngritur padi penale ndaj G.S. 35 vjecarë nga Tetova. 35 vjeçari gjatë një kontrolli të pushkës automatike ka shtënë në policin Zhivko Jovanovski 51 vjecar. I plaosguri për shkak të seriozitetit të plagëve është dërguar në Klinikën e Tetovës por më pas edhe klinikat e Shkupit ku dje rreth orës 10.00 ndërroi jetë.

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka ngritur padi penale ndaj G.S 35 vjecarë nga Tetova, polic në stacionin për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë, për shkak të dyshimeve se ka ka kryer vepër penale “rrezikim të sigurisë së përgjithshme” dhe vepra të rënda kundër sigurisë, njofton Ministria e Punëve të Brendëshme.

Sipas Ministrisë së punëve të brendshme, më 13 Qershor, rreth orës 9 e 50 minuta në hapësirat e këtij stacioni 35 vjeçari gjatë një kontrolli të pushkës automatike ka shtënë në policin Zhivko Jovanovski 51 vjecar të cilit i ka shkaktuar plagë në pjesën e parme të stomakut. I plaosguri për shkak të seriozitetit të plagëve është dërguar në Klinikën e Tetovës por më pas edhe klinikat e Shkupit ku dje rreth orës 10.00 ndërroi jetë. Nga hetimet sipas policisë në hapësirat e stacionit është gjetur pushkë automatike e kalibrit 7.62 milimetër dhe një karikator me 27 plumba dhe një plumb në gyp si dhe dy gëzhoja nga plumbat e shkrepura. Nga ana e gjykatësit personit në fjalë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 15 ditëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *