Home / Lajme / Maqedoni / Pas shumë viteve Komandant Mala do rikthehet në vendlindje

Pas shumë viteve Komandant Mala do rikthehet në vendlindje

10 Qershor – Komandant Mala njofton të gjithë miqtë, shokët, dashamirësit e bashkëatdhetarët se më 11 Qershor, pas shumë viteve ai në mënyrë legale do të kalojë kufirin Glloboçicë-Jazhincë

Në një postim në rrjetin social Facebook,Ismail Selmani nga Jazhinca i njohur me nofkën e luftës Komandant Mala njofton të gjithë miqtë, shokët, dashamirësit e bashkëatdhetarët se më 11 Qershor, pas shumë viteve ai në mënyrë legale do të kalojë kufirin Glloboçicë-Jazhincë, me çka do të kthehet në vendlindjen e tij në Jazhincë pasiqë një kohë të gjatë ka qëndruar në Kosovë. Ismail Selmani – Mala thotë se ka zgjedhur datën 11 Qershor nga shkaku se pikërisht në këtë datë të vitit 1999 këmbësoria britaneze në orën 06.00 të mëngjesit ka hyrë në Kosovë, njofton Almakos. Ja se ç`shkruan Komandant Mala në postimin e tij ne Facebook: “Pas shume vitesh me radhë erdhi dita edhe për mu që të jem i lirë. Kështu që për herë të par mu dha mundësia që të kaloj kufirin Kosovë- Maqedoni, Glloboçicë –Jazhincë, vendlinja ime, ditën dhe datën qe e zgjedha për të kaluar nëpër kufirin ashtu siç është cekur më lartë, ka një date historike, të 11 Qershorit, të vitit 1999, sepse po në këtë dite si pjesëtar i luftës Çlirimtare të Kosovës, në orën 6.00 të mëngjesit u prit Këmbësoria britanesze e NATOS, nga unë dhe disa luftëtar të tjerë, që i përshëndes. Andaj dhe njëherit më gëzon fakti se do të jem afër familjes, Nënës, Vëllezërve dhe te gjithë atdhetarëve dhe vendaseve, mir u pafshim deri më 11 qershor në kufirin Gelloboçicë-Jazhincë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *