Home / Lajme / Maqedoni / PDSH nuk është e gatshme të mer pjesë në qeveri, ne do të jemi opozitë konstruktive (VIDEO)

PDSH nuk është e gatshme të mer pjesë në qeveri, ne do të jemi opozitë konstruktive (VIDEO)

Gostivar, 14 Qershor – Para disa minutave ka përfunduar mbledhja e kryesis qendrore. Pdsh mori vendim të mos mer pjesë në qeverin e ardhëshme, njofton Televizioni Koha.

Kryesia e PDSH-së në përbërje të zgjeruar me kryetaret e degëve vendosi që:

1. PDSH-ja nuk është e gatëshme të bëhet pjesë e përgjegjësive politike të kësaj qeverisje përshkak të dilemave që ka në lidhje me qasjen serioze të kësaj qeverije ndaj dy prioriteteve të rëndësishme për Maqedoninë.

– Debllokimi i procesit euro-integrues.

– Avansimi i të drejtave të shqiptarëve drejt nji barazie të plotë me maqedonasit.

2. Fatkeqsi në këtë situatë për shqiptarët është se ekziston nji parti që e quan vehten shqiptare e cila pranoj pa asnji kusht të jetë pjesë e qeverisë e që kjo nënkupton pa kurfare programi, pa platform dhe pa kerkesa.

3. Ne do të jemi opozitë konstruktive dhe nuk do të bëhemi pengesë në asnji moment, nëse qeveria i qaset me seriozitet premtimeve të veta, sidomos debllokimin e procesit eurointegrues dhe antarsimin e menjihershëm në Nato, fillimin e bisedimeve me UE për antarsim të plotë dhe avansimin e të drejtave të shqiptarëve drejt nji barazie të plotë me maqedonasit.

Këto vendime të Kryesise Qendrore janë si rezultat i mosbesimit ndaj kësaj qeverije, duke pasur parasysh se kjo nuk është qeveri e re po është nji qeveri e vjetër. 6 vjet udhëheq vendin dhe ka mungesë totale të rezultateve pozitive sidomos ndaj këtyre dy arsyeve të lartëpërmendura.

Pas mbledhjes së sotme, shuhen dilemat për pjesmarrje të PDSH-së në qeveri, e cila si duket do të vazhdojë të jetë opozitë karshi qeverisë që pritet të krijohet më së voni deri më ditën e hënë më 16 qershor. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *