Home / Lajme / Maqedoni / Për katër muaj 812 vozitës gjobiten (VIDEO)

Për katër muaj 812 vozitës gjobiten (VIDEO)

Tetovë, 02 Qershor – Brenda katër muajve të kaluar gjithsej 812 vozitës janë dënuar nga ana e Policisë së Tetovës për shkak të parkimit të parregullt.

Sipas një raporti të Policisë së Tetovës prej tyre 275 vozitësve u janë përgatitur fletëpagesa prej 250 euro, 398 kanë marrë ftesë për pagesë të dënimit pprej 45 euro ose u janë shënuar pika negative, ndërsa 39 vozitës kanë marrë paralajmërim me shkrim, njofton Televizioni Koha.

“Gjatë kësaj periudhe, kur bëhet fjalë për shërbimin e merimangës me asistencë të policisë janë marrë dhe transportuar 118 vetura gabimisht të parkuara. Shumica e veturave kanë qenë të parkuar në rrugët “Ilinden” dhe “Marshall Tito” apo në rajonin qendror të qytetit”, njofton policia e Tetovës.

Ndryshe gjatë vitit të kaluar për parkim të gabuar policia e Tetovës ka marrë 2350 masa, ndërsa 311 vetura ishin marrë me merimangë. Sipas policisë së Tetovës, problemi me parkimin e Tetovës nuk është i tanishëm, sepse në rajonin më të gjërë numri i përgjithshëm i veturave të rregjistruara është 35 mijë.

“Nëse këtij numri i shtohen edhe veturat të cilët çdo ditë kalojnë tranzit në këtë qytet për arsye të ndryshme atëherë numri i veturave në rrugët e Tetovës në mënyrë drastike rritet. Kulmi pritet që të jetë pas dy muajve me ardhjen e mërgimtarëve, ngase në qytet ende nuk është e mjaftueshme hapësira për parkim, kurse në mënyrë të veçantë mungojnë vendparkimet e shënuara rreth qendrës ku edhe është frekuentimi më i madh”, thonë nga policia e Tetovës. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *