Home / Lajme / Rajon / Përfundon takimi. LDK-AAK-Nisma në një grup të përbashkët parlamentar

Përfundon takimi. LDK-AAK-Nisma në një grup të përbashkët parlamentar

LDK-AAK-Nisma do të ketë vetëm një grup parlamentar në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, thonë burime të Gazetës Express.

Kështu është vendosur në takimin që u mbajt pak caste më parë në selinë e LDK’së ndërmjet Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

Nis takimi Mustafa-Haradinaj-Limaj, sot ndahen ministritë

Burime të Gazetës Express thonë se pak çaste më parë ka nisur një takim mes Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt

Takimi është duke u zhvilluar në selinë qendrore të LDK’së.

“Në këtë takim, partnerët po i ndajnë ministritë dhe resorët e tjerë qeveritarë. Në takimet e mëhershme janë marrë vesh pak a shumë për numrin e ministrive, kurse sot pritet të definohen plotësisht këto çështje”, ka thënë për Express një burim i afërt me tre liderët e opozitës.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *