Home / Lajme / Maqedoni / Përfundon trajnimi për lidership

Përfundon trajnimi për lidership

24 qershor-
Pas ligjëratës dhe debatit, u realizua një program i shkurtër ku edhe u ndanë mirënjohje për profesorët dhe protagonistët tjerë që ishin pjesë e mbarvajtjes së projektit, ndërkaq u çertifikuan të gjthë kandidatët të cilët ndoqën trajnimin në fjalë

Në kuadër të trajnimit për Lidership, në qendrën fluent u mbajt moduli i dhjetë dhe i fundit me temë “Lidershipi dhe vendimbërja në kushte të sfidave ekonomike”, ku trajnues ishte Akademik Abdylmenaf Bexheti, informon Tv KOHA.

Ndërkaq, drejtuesi i qendrës Fluent Muhamed Jonuzi u shpreh se ky cikël i trajnimeve ka qenë i suksesshëm pasi që kanë qenë shumë profesorë eminent, njofton Tv KOHA.

Pas ligjëratës dhe debatit, u realizua një program i shkurtër ku edhe u ndanë mirënjohje për profesorët dhe protagonistët tjerë që ishin pjesë e mbarvajtjes së projektit, ndërkaq u çertifikuan të gjthë kandidatët të cilët ndoqën trajnimin në fjalë. Qendra për gjuhë të huaja, kurse përgatitore dhe trjanime “FLUENT”, si e vetmja qendër për gjuhë të huaja dhe trajnime nga displina të ndryshme shkencore, me përfaqësi në Tetovë, Shkup, Kërçovë, Kumanovë, tanime edhe në Komunën e Rostushës-Mavrovës, vazhdon të befason të gjithë dituri-dashësit me projekte tejet atraktive dhe të dobishme për mbarë shoqërinë., transmeton Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *