Home / Lajme / Maqedoni / Pikturimi “Ebru” edhe në Tetovë (VIDEO)

Pikturimi “Ebru” edhe në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 22 Qershor – Teknika e lashtë e artit të pikturimit “ebru” e cila vjen nga Azerbajxhani është ligjëruar edhe në Universitetin e Evropës Juglindore nga profesori i njohur turk i këtij arti Jashar Serin dhe asistentja e tij Rabie Abdurahmani, njofton Televizioni Koha.

Kjo teknikë pikturimi, përdoret tashmë anembanë botës, ku më shumë e ku më pak, dhe e veçanta e tij qëndron tek përdorimi i ngjyrave të dheut, ujë të destiluar dhe gjilpërëza, në vend të brushave të zakonshme të pikturimit, njofton Televizioni Koha.

“Ebru është art që përdoret në ujë dhe ka emërtime të ndryshme si, kitre, kerexhin por ka edhe teknika të ndryshme si batall gergit, tarak. Gjithashtu, në të, mundë të përdoren edhe lule të ndryshme si lale, karajfile, trëndafil dhe shumë gjera të ndryshme. Ebru mund të përdoret edhe nëpër kopertina siç janë Kurani etj, si letra mëndafshi, gips”, tha Rabie Abdurahmani, piktore, raporton Televizioni Koha.

Në shenjë falënderimi për mikpritjen, profesorët e artit Ebru, realizuan edhe një dhuratë për rektorin e UEJL-së Zamir Dika, me emrin e tij të shkruar.

“Vërtetë një teknikë interesante për ne sidomos, dhe profesori duke qëndruar këtu në Maqedoni në kuadër të këmbimit, ka organizuar një work shop për studentët tanë të cilët janë dakorduar që në kohën e tyre të lirë të marrin pjesë në një work shop dhjetëditor për t’u njohur me këtë teknikë por edhe për ta zhvilluar si shkathtësi, dhe si rezultat i kësaj pune të përbashkët sot kemi edhe ekspozitën e pikturave të provimit final të studentëve tanë”, u shpreh Zamir Dika, Rektor i UEJL-së, raporton Televizioni Koha.

Trajnimi i mbajtur në UEJL, nga profesori Jashar Serin dhe asistentja e tij Rabie Abdurahmani erdhi falë bashkëpunimit me universitetet turke në kuadër të programit “Mevlana”. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *