Home / Lajme / Rajon / Policia e Kosovës, EULEX-i e KFOR-i sigurojnë protestën në Mitrovicë

Policia e Kosovës, EULEX-i e KFOR-i sigurojnë protestën në Mitrovicë

22-Kështu është bërë e ditur përmes një deklarate të përbashkët të tri këtyre organizatave, duke thënë se kjo po bëhet “me qëllim që t’i lejohet popullatës që përmes protestës legjitime të shprehë opinionin e vet hapur, në mënyrë paqësore dhe demokratike”.

Protesta e paralajmëruar për sot në orën 15:00 në pjesën jugore të Mitrovicës, do të sigurohet nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe ushtarët e KFOR-it.

Kështu është bërë e ditur përmes një deklarate të përbashkët të tri këtyre organizatave, duke thënë se kjo po bëhet “me qëllim që t’i lejohet popullatës që përmes protestës legjitime të shprehë opinionin e vet hapur, në mënyrë paqësore dhe demokratike”.

Sipas komunikatës, Policia e Kosovës si zakonisht do të jetë reaguesi i parë, më pas vjen policia e EULEX-it dhe në fund si reagues i tretë do të jetë KFOR-i.

“Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFORI-i do të sillen me vendosmëri dhe pa ndikim për të krijuar mundësinë që t’iu lejohet demonstruesve të sillen në mënyrë të sigurtë dhe demokratike”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *