Home / Lajme / Maqedoni / Policia pengon ndërtimin e xhamisë në Kaluzlia të Shtipit

Policia pengon ndërtimin e xhamisë në Kaluzlia të Shtipit

Shkup, 2 Qershor – Policia e ka penguar ndërtimin e xhamisë në fshatin Kaluzlia në Shtip. Para dy muajve në vendin e quajtur shkolla e vjetër, banorët e këtij fshati kanë filluar të ndërtojnë këtë objekt fetar.

“Vendbanimi lokal kishte kërkuar që të zbatohet procesi për fitimin e lejes së ndërtimit në xhami, ose nëpërmjet Bashkësisë fetare islame ose nëpërmjet Këshillit për ndërtimit të xhamisë”, tha Dellço Stoilov nga bashkësia lokale në komunën Karbinci.

“Unë personalisht nuk e lejoj ndërtimin pa leje nga Ministria dhe leja e ndërtimit. Atë që banorët e kanë bërë është gabim dhe kërkoj çdonjëri prej tyre të mbajë përgjegjësi”, tha Ilmi Mustafa, sekretar i këshillit ndërtues.

Banorët i kanë ndalë punimet pasi kanë marrë urdhër nga policia dhe thonë se do ta respektojnë këtë urdhër.

Nga Bashkësia islame në Shtip kanë thënë se do ta përshpejtojnë procesin për fitimin e lejes së ndërtimit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *