Home / Lajme / Maqedoni / Policia sekuestroi 36 kg marihuanë ne kufirin Bogorodicë

Policia sekuestroi 36 kg marihuanë ne kufirin Bogorodicë

07 Qershor – “Bëhet fjalë për rreth 35 pako të mbështjella me ngjitës. Gjithashtu, në bunkerin e punuar posaçërisht është gjetur edhe një armë zjarri, pistoletë e markës “Crvena Zastava” me karikator dhe shtatë plumba

Policia njoftoi sot sekuestrimin e 36 kilogramëve të marihuanës, të cilësisë së lartë, në kalimin kufitar të Bogorodicës. Droga u gjet gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Greqisë, i drejtuar nga një shtetas 32 vjeçar i Shqipërisë, teksa linte Maqedoninë për të hyrë në Greqi. Gjatë kontrollit janë përdorur qentë me nuhatje. Marihuana ka qenë e fshehur në bunker të punuar posaçërisht në pjesën e pasme të automjetit “Peugeot Partner”.

“Bëhet fjalë për rreth 35 pako të mbështjella me ngjitës. Gjithashtu, në bunkerin e punuar posaçërisht është gjetur edhe një armë zjarri, pistoletë e markës “Crvena Zastava” me karikator dhe shtatë plumba. Lidhur me këtë vepër penale, gjatë ditës së sotme do të paraqiten kallëzime penale për dy vepra penale, trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje”, deklaroi Gordana Jankulovska, ministre e Brendshme.

Droga ishte me origjinë nga Shqipëria dhe përmes Maqedonisë e Greqisë duhej të bartej deri në vendet e Evropës Perëndimore, thanë nga Ministria e Brendshme. Çmimi i saj në tregun e zi vlerësohet të arrinte 100 mijë euro. Përveç shoferit të ndaluar sot, autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e përfshirjes edhe të personave të tjerë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *